Nje masiv kromi ne zonën D te Bulqizës ka rrëshqitur dhe ka dëmtuar rende tubacionin e ujit te pijshëm. Per pasoje qyteti i vjetër i Bulqizës përfshire edhe spitalin, qe prej mbrëmjes se 1 janarit ka mbetur pa uje te pijshëm.

 

Sipas specialisteve te ujësjellësit, shirat e rrëmbyeshëm kane ndikuar ne rrëshqitjen e masivit te kromit. Kreu i degës teknike ne drejtorinë e ujësjellësit Fisnik Hyseni thotë per Vizion Plus se po vijon puna per riparimin e defektit.

 

Po avaria është e rende dhe do te duhet se paku nje jave kohe per rivënien ne pune te tubacionit te dëmtuar. Kjo do te thotë se banoret e qytetit te vjetër do te përballen  me vështirësi per sigurimin e ujit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *