Rënia e një tjetër guri nga mali në rrugën e Torovicës fatmirësisht nuk ka shkaktuar dëme në njerez. Megjithatë rreziku vijon të mbetet shumë i madh për shkak të reshjeve të ditëve të fundit por edhe të tërmeteve që sipas specialisteve jane shkaktar jo te vegjël.

Sic shihet në pamje, guri i rënë në rrugë, është i madh, ndërsa ka marrë përpara edhe tabelën e rrugës. Kohe me pare,nje gure i rene i mori jeten tre personave pasi nje masiv shkembor zuri poshte mjetin me te cilin po udhetonin. Ndërkohë në një tjetër rast një familje shpëtoi mrekullisht pasi guri ndaloi pa prekur shtepinë e tyre.

Këto ngjarje dhe pse me jetë te humbura nuk janë shoqeruar me masa të nderrmarra nga autoritetet shteterore.

Banoret janë ankuar rishtazi,ndërsa institucionet jane mjaftuar vetëm me fjale pa ndonjë nderhyrje konkrete.

Rreziku nga gurët qe mund të bien përgjate gjithë segmentit të rrugës se Torovicës është i madh pasi mali ka strukturë më përbërje gëlqerore, dhe rënia favorizohet sa nga termetet, aq nga reshjet gjatë dimrit apo temperaturat e larta gjatë verës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *