E shtunë, 19 Shtator 2026 Përrallë në Ishull deri në 03:25 Në vijim ora 03:25: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Teknologji

Bie Facebook dhe Instagram, përdoruesit në alarm

Ilustrim · Vizion Plus

Dy rrjetet më të mëdha sociale, Facebook dhe Instagram gjatë pasdites së kësaj të mërkure kanë rënë së funksionuari duke krijuar panik dhe vështirësi në logimin për miliona përdorues.

 

Përdoruesit e këtyre rrjeteve e kanë pasur të kenë akses në llogaritë e tyre, duke mos kryer dot asnjë veprim.  Informacionet paraprake bëjnë me dije se ky është një problem që është shfaqur më shumë në zonën e Europës duke përfshirë edhe përdoruesit e rrjeteve sociale në Shqipëri.

 

Ndërkohë nuk ka asnjë reagim zyrtar në lidhje me këtë problem që ka ndodhur me përdorimin e rrjeteve sociale.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh