E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

“Bie” anëtari i Gjykates se Lartë, Shkelzen Selimi, kontakte me botën e krimit

RIVLERESIMI I SELIMI NE KPK - Gjyqtari i Gjykates se Larte, Shkelzen Selimi, gjate nje seance te Komisionit te Pavarur te Kualifikimit, KPK, i cili ka nisur sot seancen degjimore ndaj tij. Selimi po kalon ne procesin e rivleresimit kalimtar, i njohur ndryshe si procesi i vettingut, i cili do te hetoje pasurite e tij. /r/n/r/nREVALUATION OF SELIMI AT IQC - Judge of the Supreme Court Shkelzen Selimi, during a session of the Independent Qualification Commission, IQC.

Vetingu ka “prere” një tjeter kokë në sistemin e drejtësisë.

 

Bëhet fjalë për gjyqtarin e Gjykatës së Lartë Shkelzen Selimi I cili u shkarkua nga detyra pas hetimit të bërë nga Komisioni I Pavarur I Kualifikimit.

 

Reklamë

Disa ditë më parë, KPK i rrëzoi dy kërkesa Selimit, njërën për pezullimin e seancës deri në përfundim të një hetimi disiplinor ndaj trupës gjykuese dhe tjetra për hetimin në tre drejtime.

 

Në bazë të hetimeve të komisionit, rezultoi se Shkëlzen Selimi, ka pasur kontakte të papërshtatshme me një person i identifikuar me inicialet F.D i cili dyshohet se është i përfshirë në trafik droge dhe ndaj tij në 2018 ka nisur hetim.

 

Nga verifikime të sistemit TIMS, u ngritën dyshime se Selimi ka udhëtuar më shumë se njëherë se ka lëvizur me një shtetas që ka pasur probleme me policinë dhe ka qenë në masën e sigurisë “arrest në burg”. Subjekti i rivlerësimit ka thënë se ka konfirmuar njohjen si një lidhje familjare, ndërsa konfirmoi edhe një nga udhëtimet.”

 

Një konstatim I tillë I KPK-së shkoi paralel edhe me vëzhgimin e ONM-së e cila kishte dërguar një leter në KPK ku konstatonte kontaktet e gjyqtarit Selimi me një person të lidhur me kriminj e organizuar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë