Presidenti Joe Biden menjëherë pas mbërritjes në Shtëpinë e Bardhë, nuk ka humbur kohë për të rikthyer SHBA në Organizatën Botërore të Shëndetësisë si dhe në Marrëveshjen e Parisit për Klimën.

Gjatë orëve të para në detyrë, ai nënshkroi 17 urdhra ekzekutivë.

 

JOE BIDEN

PRESIDENT I SHBA

 

“Nuk ka kohë për të humbur kur bëhet fjalë për të trajtuar krizat me të cilat përballemi. Ashtu sikurse premtova gjatë fushatës, i pari që do të nënshkruaj do të jetë urdhri mbi pandeminë e koronavirusit dhe do të vazhdojmë me paktin e klimës.”

 

Gjithashtu, Presidenti Biden nënshkroi urdhra ekzekutivë me shtrirje të gjerë, të cilët u japin fund kufizimeve të udhëtimit nga vende afrikane dhe me shumicë muslimane, fillojnë ndaljen e financimit të murit kufitar, si dhe forcojnë mbrojtjet për emigrantët e sjellë në moshë të mitur në rrugë të paligjshme.

 

Biden bëri të ditur se paraardhësi i tij, Donald Trump i kishte lënë një letër shumë bujare.

 

“Meqenëse ishte private, nuk do të flas për këtë derisa të flas me të. Por, ishte letër bujare”.

 

Ndërkohë, Kina ka vendosur sanksione ndaj 28 ish zyrtarëve në administratën Trump. Mes tyre edhe për ish sekretarin amerikan të shtetit Mike Pompeo. Kjo lëvizje është argumentuar si përgjigje për ndërhyrje në punët e brendshme të Kinës, ofendim të popullit kinez dhe prishje serioze e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Në ditën e tij të fundit në detyrë, Mike Pompeo deklaroi se veprimet e Kinës kundër Ujgurëve dhe pakicave Muslimane në rajonin Xinjiang, në Kinën veriperëndimore, ishin genocide dhe krim kundër njerëzimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *