Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
16 January 2026
Vizion fokus

Autobusi përplaset me një tren në Hamburg, një i...

Trump: Askush nuk më bindi për Iranin, vendimi ishte...

Trump kërcënon me tarifa vendet që e kundërshtojnë për...

Më shumë se dy javë protesta në Iran, mijëra...

Ushtria britanike prezanton helikopterin pa pilot

Sali Berisha mbledh kryetarët e degëve, ndan “porositë” për...

Tha se nuk garon përballë të “vetëpërjashtuarve”, Salianji i...

Reforma Zgjedhore, Rama batutë me Gjiknurin: Ndiq “porosinë” e...

“Do të jemi një industri ushtarake dhe do prodhojmë...

Rama u përgjigjet akuzave: Kayo, kompani shtetërore, privati nuk...

Biden fal Faucin dhe Milleyn pak orë para se Trump të marrë detyrën

20 Janar 14:41

Presidenti amerikan në largim, Joe Biden, ka falur doktorin Anthony Fauci, gjeneralin e pensionuar Mark Milley, si dhe anëtarë të komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve që e hetuan sulmin e 6 janarit në Kongres.

Biden përdori pushtetin e tij të jashtëzakonshëm në orët e fundit si presidentit për t’i mbrojtur ata nga “hakmarrja” e mundshme e administratës së Trumpit, e cila do ta marrë detyrën sot pasdite zyrtarisht.

Ky vendim i Bidenit vjen pasi Trumpi kishte paralajmëruar për një listë armiqsh të mbushur me njerëz që e kishin kundërshtuar atë politikisht, apo kishin tentuar ta bënin përgjegjës për përpjekjet e tij për ta zhbërë humbjen në zgjedhjet e vitit 2020 dhe rolin e tij në sulmin që ndodhi në Kongresin amerikan më 6 janar 2021.

Trump ka zgjedhur anëtarë të kabinetit ata të cilët i mbështetën pretendimet e tij për zgjedhjet e vitit 2020 dhe të cilët janë zotuar se do t’i ndëshkojnë personat që bënë përpjekje për ta hetuar Trumpin.

“Këto falje nuk duhet të ngatërrohet si një pranim se ndonjë individ ka kryer ndonjë vepër të keqe, as pranimi i tyre nuk duhet të interpretohet si një pranim fajësie për ndonjë vepër penale”, tha Biden në një komunikatë.

“Kombi ynë ua ka borxh këtyre shërbyesve publikë një mirënjohje të madhe për angazhimin e tyre të palodhshëm ndaj vendit tonë”, tha ai.

Është zakon që një president të falë të dënuar në fund të mandatit të tij, por këto akte mëshire zakonisht u ofrohen amerikanëve të zakonshëm që janë dënuar për ndonjë krim.

Por, Biden e ka përdorur këtë fuqi në mënyrën më të gjerë: për të falur ata që nuk janë hetuar ende. Dhe me pranimin e faljes vjen një pranim i heshtur fajësie ose keqbërjeje, edhe pse ata që janë falur nuk janë akuzuar zyrtarisht për ndonjë krim.

Fauci ishte drejtor i Institutit Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Infektive në SHBA për gati 40 vjet dhe këshilltari kryesor shëndetësor i Bidenit deri në pensionimin e tij në vitin 2022.

Ai ndihmoi në koordinimin e reagimit të kombit ndaj pandemisë COVID-19 dhe ngjalli zemërimin e Trumpit kur refuzoi të mbështeste pretendimet e pabaza të tij.

Fauci ishte shënjestër e urrejtjes dhe sulmeve të ashpra nga njerëz të së djathtës, të cilët e fajësojnë atë për bartjen e detyrueshme të maskave dhe politika të tjera që ata besojnë se kufizuan të drejtat e tyre.

Mark Milley është ish-kryetar i Shtabit të Përgjithshëm dhe e quajti Trumpin fashist dhe tregoi hollësi për sjelljen e Trumpit thatë kryengritjes vdekjeprurëse të 6 janarit 2021.

Biden i ka falur edhe anëtarët dhe stafin e komisionit të 6 janarit, duke përfshirë ish-përfaqësuesit Liz Cheney dhe Adam Kinzinger, të dy republikanë, si dhe oficerët e Policisë së Kapitolit të SHBA-së dhe Policisë Metropolitane të Uashingtonit që dëshmuan para komisionit.

Biden ka premtuar kalim të qetë te pushtetit, duke e ftuar Trumpin në Shtëpinë e Bardhë dhe duke thënë se kombi do të jetë në rregull, edhe pse ai paralajmëroi gjatë fjalimit të tij të lamtumirës për një oligarki në rritje.

Ai ka kaluar vite duke paralajmëruar se rikthimi i Trumpit në presidencë do të ishte kërcënim për demokracinë. Vendimi i tij për të thyer normat politike me faljet paraprake u motivua nga këto shqetësime./rel

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Biden SHBA

Nga e njëjta kategori

Autobusi përplaset me një tren në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur

më shumë...

Trump: Askush nuk më bindi për Iranin, vendimi ishte i imi!

më shumë...

Trump kërcënon me tarifa vendet që e kundërshtojnë për Groenlandën

më shumë...

Më shumë se dy javë protesta në Iran, mijëra viktima

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Porkito
Zenith Travel

Minute pas minute

9:55

9 metoda shtëpiake për të përballuar më...

9:33

Autobusi përplaset me një tren në Hamburg,...

9:21

Trump: Askush nuk më bindi për Iranin,...

9:03

Kanë më shumë kalori sesa çokollata, këto...

8:44

A shkakton kafeina makthe?

8:19

Trump kërcënon me tarifa vendet që e...

7:59

Kur duhet pirë qumështi në mbrëmje apo...

7:39

Më shumë se dy javë protesta në...

7:28

Ushtria britanike prezanton helikopterin pa pilot

6:59

Sali Berisha mbledh kryetarët e degëve, ndan...

6:59

Tha se nuk garon përballë të “vetëpërjashtuarve”,...

6:43

Çfarë po ndodh në Tiranë? SPAK dhe...

6:35

Reforma Zgjedhore, Rama batutë me Gjiknurin: Ndiq...

6:09

“Do të jemi një industri ushtarake dhe...

6:01

Rama u përgjigjet akuzave: Kayo, kompani shtetërore,...

5:52

Reformat, Rama: Opozita e ka derën të...

5:44

Integrimi në BE, Rama: Për dy vite,...

5:39

Pas fitores së AGT, Rama i “dorëzon”...

5:37

18-vjeçari goditet me thikë në orën e...

5:18

Përfitimet dhe disavantazhet e konsumimit të farave...

Më të klikuarat

  • “Të dëshiroj si i çmendur”, ja si Altin Meçe pë...
  • 18-vjeçari goditet me thikë në orën e mësimit, mjekët: Në gj...
  • Identifikohet 18-vjeçarja që humbi jetën nga aksidenti në Du...
  • “Të dielën tensioni arrin kulmin”, Parashikimi...
  • Çfarë po ndodh në Tiranë? SPAK dhe BKH kontroll në pallatin...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.