Kriza politike në Itali mori fund. Presidenti Sergio Mattarella i dha bekimin qeverisë së re mes Lëvizjes 5 Yjet dhe Partisë Demokratike, në pallatin presidencial.

 

Kryeministri Xhuzepe Konte e më pas në rradhë të gjithë ministrat, u betuan për besnikëri ndaj Republikës dhe respektim të kushtetutës.

 

Qeveria e re përbëhet nga 21 ministra, 10 të Lëvizjes 5 Yjet, 9 të Partisë Demokratike, dhe një I pavarur. Lideri i “5 Yjeve” Luigi Di Maio mori postin e Ministrit të Jashtëm. Ndërsa në vendin e ish ministrit të Brendshëm Matteo Salvini, u emëruar Luciana Lamorgese, ish-prefekte e Milanos dhe Venecias, raporton Vizion Plus.

 

Por risia në formatin e qeverisë së re është mungesa e postit të zëvendëskryeministrit, i cili në qeverinë e mëparshme ishte i ndarë mes 2 lidërve, Luigi Di Maio e Matteo Salvini.

 

Formimi i qeverisë së re në Itali vjen pas prishjes së koalicionit të deritanishëm mes 5 Yjeve dhe La Lega-s së djathtë të Matteo Salvinit.

Ky i fundit njoftoi i pari kërcitjet mes koalicionit dhe kërkoi mbajtjen e zgjedhjeve të reja me shpresën se do të siguronte I vetëm shumicën për të formuar qeverinë e re. Ai besonte thellë se popullariteti i tij me politikat anti-emigruese dhe anti-Bashkimit Europian, do t’i drejtimin e qeverisë.

 

Salvini, duke ndjekur betimin e qeverisë së re, është shprehur se ajo është “bekuar nga Parisi dhe Berlini, pa dinjitet dhe pa ideale, e cila është e përbërë nga njerëzit e gabuar në vendin e gabuar. Ai nuk është pajtuar aspak me postin që iu besua Luigi Di Maios si ministër i jashtëm duke thënë: “Si mund ta bëni këtë?”

Komisioni Europian dhe SHBA-të kanë përgëzuar qeverinë e re. Nënkryetari i Komisionit Eurompian Frans Timmermans është shprehur se qeveria e re është një pasuri për Evropën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *