E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Safir Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Betohen rektorët e universiteteve, Begaj: Punoni, për t’u bërë universitetet tona më tërheqëse

Rektorët e universiteteve publike janë betuar para presidentit të republikës, moment që shënon zyrtarisht marrjen e detyrës.

Pak javë para nisjes se vitit akademik, kryetari i shtetit Bajram Begaj ka përcjellë mesazhin se universitetet shqiptare duhet të rrisin cilësinë e mësimdhënies në një kohë që një pjesë jo e vogël e të rinjve zgjedh të studiojnë jashtë

“Duhet të krijojmë mundësi të barabarta dhe stimuluese këtu, në vendin tonë. Ndaj, ju inkurajoj të punoni për t’i bërë universitetet tona më tërheqëse, duke ofruar kushte dhe mundësi që të rinjtë tanë të mos ndihen të detyruar të kërkojnë suksesin jashtë vendit”, tha Begaj

Presidenti ka vënë në dukje edhe rëndësinë që e përshtatjes së universitetit me nevojat e tregut

Reklamë

“Fakti që kemi ende studentë të diplomuar që nuk gjejnë punë në degën e tyre të studimit, duhet të na bëjë të shohim mundësinë e përmirësimit të sistemit duke prezantuar kurrikula të reja të programeve të studimit”, u shpreh Begaj.

Rektorët u zgjodhën në 21 qershor dhe për 4 vitet e ardhshme ata do të drejtojnë 12 universitetet publike që ka vendi./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë