Fitorja në El Klasiko praktikisht u zhvlerësua nga Real Madrid pas disfatës së fundit në kampionat. Los blankos u goditen rëndë nga humbja 2 me 1 në Benito Vija Marin ndaj një kundërshtari si Betis që kur luan para tifozeve të vet të jashtëzakonshem, duket sikur transformohet.

 

Pak javë më parë Barcelona fitoi në këtë stadium me shumë fat, ndërsa Reali doli kokëulur. Vinicius ishte protagonist i një rasti të mirë të madrileneve , përpatra se të zotët e shtëpisë ti ndalonte vetëm Kurtua pas një gjuatje të Fekir.

 

Megjithatë ishte vetëm paralajmerimi nga betis, skuadër e cila në minutëne  40 festoi golin e avantazhit të shënuar me klas dhe potence nga Sidney. Megjithatë pjesa e parë u mbyll me të tjera emocione në fundin e saj.

 

Reali fitoi një 11-metersh që u kthye në gol nga Karim Benzema. Pjesa e dytë ishte tejet intensive. Fillimisht Hoakin pati një rast të pastër për Betis ndërsa Reali u përgjigje me një traversë të Vinisius.

 

Megjithatë në minutën e  82 një gabim i Ramos në mesin e fushës i dha mundësi një katalanasi si Kristian Tejo që të mposhte Kurtua dhe të shpërtheje festen ne Benito Vija Marin. Barcelona rimerr vendin e parë me një pikë më shumë se Reali.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *