Temperaturat e ulëta dhe reshjet e shirave dhe deborës kanë shtuar problemet e para në qarkullimin e automjeteve në disa qarqe në vendin tonë.

 

Fatmirësisht deri tani nuk ka patur viktima, Këto ditë moti është mjaft i ashpër, situata është më e rënduar dhe problematike për banorët e zonave të thella e me mundësi të kufizuara për shërbimet dhe ndihmën e strukturave të posacme per rastet e emergjencave civile.

 

Për të bërë një panoramë më të përgjithshme në lidhje me gjendjen në të cilën ndodhet vendi ynë në edicionin qëndror të lajmeve në Vizion Plus ka qenë zv.ministri i Mbrojtjes Petro Koçi.

 

Cilët janë zonat më të nxehta, ku është fronti kryesor i përballjes me këtë situatë që gjithsesi është emergjente?

Besoj informacioni është i njëjtë me përmbajtjen e lajmeve që dhatë ju, kemi qarqet që kanë lartësi topografike siç është rasti i Shkodrës i Malsisë së Madhe ku përfshihet Puka, Kukësi, Peshkopia, pastaj vijmë në Elbasan e në Korçë dhe në fund në Gjirokastër. Këto janë qarqet që kanë dhe problematikën më të madhe në këto kushte, pasi janë qarqe malore. Ndërkohë bëj me dije se akset kryesore në këto qarqe janë të kalueshme, sigurisht që sugjerohet që përdisa rrugëkalime që janë rurale apo nga qendra e bashkive në ish-njësitë administrative të përdoren zinxhirë, sigurisht që nuk përjashtohen dhe zonat ku qarkullimi është i vështirë.

 

Por mund të përmend aksin Tepeleë-Gjirokastër dhe atë në drejtim të Kakavijës, që duket se gjendja paraqitet dhe më e rënduar

Bllokimi në këto akse është për arsye se ka dhera të rrëzuar, pra ka rrëshqitje, por edhe aty sugjerohet pra nga Tepelena deri në Gjirokastër e deri në kufi të përdoren zinxhirët.

 

Në kohë të tilla, problem që gjithmonë është preent është furnizimi me energji elektrike, sidomos në zonat e thella. Si paraqitet situate?

 

Mendoj një përjashtim sepse ne jemi në komunikim me OSHEE, me ministrinë e Shëndetsisë, me atë të Mbrojtjes, si dhe me njësitë e qeverisjes vendore me Prefekturat mund të themi se në total janë rreth 2000 mijë forca njerëzore që janë në përballje të situatës. OSHEE është në gadishmëri të lartë në një përjshtim të rrallë, përgjithësisht furnizimi me energji elektrike ka vijuar rregullisht.

 

Shqipëria krahasuar me vendet fqinje, ka pasur dhe vijon që të ketë problem me cilësinë e ngrohjes në shkolla, kopshte, cerdhe në spitale etj. Mjafton që të krahasohemi me Maqedoninë edhe pse aty dimri aty mund të jetë më I ashpër se tek ne, pse ne nuk shpëtojmë nga ky hall?

E vërteta është se në këtu ne kemi një traditë që të them të varfër në lidhje me ngrohjen në shkollave apo me termo izolimin e tyre në përgjithësi ju e dini se godinat në vendin tonë nuk janë të termoizoluara. Në kemi një traditë ndërtimore e cila vetëm kohët e fundit ka filluar që të fusë teknologjinë e termoizolimit sepse edhe kjo është një teknologji që jep më shumë garanci dhe kërkon më pak energji për të realizuar ngrohjen. Unë nuk mendoj se është e nevojshme për të bërë krahasim me vendet e rajonit, pasi mund të krahasojmë edhe njësitë e qeverisjes vendore brenda Shqipërisë, ku tjetër situatë kemi në Bashkinë e Tiranës dhe tjetër në bashkinë e Kamzës, ku shkollat janë të ftohta pasi nuk ka kujdes nga institucioni përkatës për ngrohjen e shkollave. Ky është gjithashtu një problem që kërkon investim shoqëror, shtetëror dhe nga të gjithë organet e qeverisjes vendore. Duhet një qasje tjetër, por unë mendoj se duhet të fillohet nga termoizolimi dhe deri tek teknologjia e ngrohjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *