Subscribe

Rreth 1 milion e 400 mijë qytetarë kanë të drejtën e votës në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të kësaj të diele në Maqedoninë e Veriut. 44 komuna nga 80 gjithsej do të zgjedhin kryetarët e rinj, gjithashtu do të përcaktohet edhe kryetari i qytetit të Shkupit, si njësi e veçantë e pushtetit lokal.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve bëri të ditur se procesi po vijon normalisht ndërsa janë hasur probleme të vogla teknike që lidhen kryesisht me funksionimin e pajisjeve identifikuese.

ALEXANDER DASHTEVSKI
KRYETAR I KSHZ, MAQEDONI E VERIUT
“Ka disa qendra votimi ku ka probleme të vogla teknike, por ato po kapërcehen. Shumica e problemeve janë me pajisjet e gjurmëve të gishtërinjve. Në disa vendvotime aparatet biometrike nuk kanë mundur të aktivizohen, por ekipet e specialistëve po ndihmojnë në kapërcimin e problemeve”.

Lidhja Socialdemokrate e kryeministrit Zoran Zaev garon në 30 komuna, partia më e madhe opozitare VMRO DPMNE në 25, Bashkimi Demokratik për Integrim në 13, Aleanca për Shqiptarët në 7 komuna , Lëvizja Besa në dy dhe në një komunë, kandidati i Partisë Demokratike Shqiptare.
Në raundin e parë, VMRO DPMNE-ja ka fituar në pesë komuna të Shkupit, ndërsa LSDM-ja në asnjë prej tyre.

Kryeministri Zoran Zaev, ka deklaruar se do të largohet nga drejtimi i qeverisë nëse partia e tij e humb garën në Shkup. Nëse kjo vërtet ndodh, vendi do të duhej të përgatitet për zgjedhje të reja të parakohshme parlamentare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *