Bllokada e grurit ukrainas nga ana e Rusisë është një krim lufte që paraqet një rrezik të madh të urisë në botë, tha sot shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Kreu i diplomacisë europiane i bëri këto deklarata nga Luksemburg, ku ndodhet për një takim me ministrat e jashtëm të BE-së.

 

JOSEP BORRELL

SHEFI I POLITIKES SE JASHTME TE BE

Është e paimagjinueshme që miliona tonë drithë të mbeten të bllokuar në Ukrainë, ndërsa pjesa tjetër e botës vuan nga uria. Ky është një krim i vërtetë lufte. Nuk dua të imagjinoj se kjo situatë do të zgjasë shumë, nëse ndodh do të jetë diçka e rëndë për të cilën Rusia me të vërtetë do të duhet të mbajë përgjegjësi.

 

Duke iu referuar pretendimeve të Rusisë se sanksionet kundër saj ishin shkaku i përkeqësimit të krizës ushqimore në botë, Borrell tha se qëllimi i sanksioneve nuk ishte ushqimi.

 

JOSEP BORRELL

SHEFI I POLITIKES SE JASHTME TE BE

 

Ne i bëjmë thirrje Rusisë të zhbllokuar portet ukrainase. Sanksionet e Evropës ndaj Rusisë nuk kanë për qëllim produktet bujqësore dhe plehrat. Ato mund të shiten, blihen dhe eksportohen.

 

Europa i ka bere shpesh thirrje Rusisë qe te lejoje eksportin e grurit ukrainas pasi ne te kundërt rrezikon krize te madhe urie, e cila do te çonte ne pasoja katastrofike për njerëzit.

 

Ndërkohë sot Kremlini e quajti vendimin e Lituanisë për të ndaluar transportin e mallrave në rajonin rus të Kaliningradit si të paprecedentë dhe u zotua se do të kundërpërgjigjet.

 

Autoritetet lituaneze ndaluan transportin e mallrave të sanksionuara nga BE nëpër territorin e tyre për në enklaven ruse.

 

Kaliningradi merr furnizime nga Rusia nëpërmjet hekurudhave dhe tubacioneve të gazit që kalojnë nëpër Lituani në bazë të një marrëveshjeje mes Moskës dhe BE që i përket vitin 2002.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *