Subscribe

Gruaja në udhëheqje, roli i saj në familje dhe karrierë si dhe mundësitë e sfidat që lidhen me barazinë gjinore, morën vëmendje në një diskutim të organizuar nga ambasada greke në Shqipëri.

Shembuj suksesi të grave në biznes, politikë, arsim apo role të tjera, bashkë me rrëfimet, përcollën edhe mesazhin për më shumë përpjekje në thyerjen e barrierave që pengojnë barazinë gjinore.

“Patjetër që ka një ndryshim nëse e krahasojmë me dekada më parë sepse teknologjia e bën më të thjeshtë për të aksesuar informacionin, janë më aktive në shoqërinë civile, në sferën publike por kjo vjen edhe pak e privilegjuar për gratë që jetojnë në qëndra të metropolit. Për gratë e periferisë, në zonat rurale, ky realitet nuk ka ndryshuar. Shteti dhe shoqëria civile duhet të jenë më të pranishme edhe në periferi në mënyrë që të gëzojnë njësoj të drejtat”,  shprehet aktivistja Deni Sanxhaku.

Referuar të dhënave nga Banka Botërore, rreth 40 % e popullsisë shqiptare jeton në zonat rurale, ku njerëzit kanë akses më të dobët në shërbime të ndryshme dhe gratë vuajnë më shumë izolimin nga qendrat urbane. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *