Manjola Roçi është një nga infermieret që iu bashkua menjëherë personelit mjekësor për t’i ofruar ndihmë shtetit dhe popullit italian në kulmin e betejës me virusin COVID-19. Manjola aktualisht ndodhet në Spitalin Civil të Breshias, në Lombardi, një prej qyteteve më të prekura në shtetin fqinj.

 

MANJOLA ROÇI

INFERMIERE

“Normalisht që ishte frika. Prindërit e mi e pritën mirë, normalisht që ishte frika sepse edhe ata e dinin që Italia është një nga vendet më të prekura dhe prandaj ishte kjo frika, por ata gjithsesi  më kanë mbështetur dhe prej atyre unë mora forcën dhe guximin që të vi këtu .”

 

Ajo është 27 vjeç nga Librazhdi, dhe para se t’i bashkohej personelit, punonte si infermiere në maternitetin e qytetit. 27-vjeçarja shpjegon se si ishte situata në javën e parë në spitalin infektiv të Lombardisë.

 

“Ditën e parë bëmë dhe testin e tamponit ku rezultati ishte negativ për të gjithë ne si grup, me pas na përcaktuan repartet e spitalit ku ne do të nisnim punën tonë, unë bashkë me një kolege tjeter u përcaktuam në infektiv, është një godinë 3 katëshe,  janë të gjithë pacientë të infektuar me covid, ku fatkeqësisht kanë edhe sëmundje të tjera shoqëruese. Trajtimi që ndjekim ne është njësoj si çdo vend, besoj se të gjithë në këtë rast po i trajtojnë pacientët njësoj .”

 

Manjola tregon se sa herë ndodhet në turn, ajo përdor veshje të posaçme një përdorimshe para se të futet në pavion. Aty ndodhen rreth 80 të infektuar.

 

Infermierja shqiptare ndodhet në vinën e dytë të përballjes me virusin pasi nuk e ka specializimin e plotë në këtë fushë. Por disa kolegë të tjerë punojnë bashkë me italianët direkt me pacientët, që ndodhen në terapi intensive.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *