Subscribe

 

Ky është momenti kur ne sallën operative te zjarrfikësve mbërrin telefonata e radhës qe kërkon ndihme.

 

Në një banesë në zonën e liqenit të thatë ka shpërthyer një bombol gazi.

 

Destinacioni përllogaritet rreth 4 kilometra nga zona e ish-21 dhjetorit ose 15 minuta larg, por trafiku i kryeqytetit e bën të pamundur të shkosh në kohë.

 

Trafiku bëhet pengesa e parë, por veç tij makinat e parkuara gabimisht nuk lejojnë mjetet e zjarrfikësve të mbërrijnë tek flakët.

 

Fatmirësisht nga shpërthimi në shtëpi nuk ka asnjë të lënduar, por vetëm dëme materiale.

 

Kreu i shërbimit zjarrfikës Shkëlqim Goxhaj thotë se kryeqyteti është i mbuluar nga 5 stacione, por sipas tij,  problemi kryesor sidomos ne stinën e verës janë zjarret ne pyje qe ne pjesën me te madhe te rasteve jane te qëllimshme.

 

Për te përballuar situatën është hartuar dhe një plan i detajuar masash ku në stacionet e zjarrfikësve janë shtuar grupet gatshme.

 

Gjate stinës se verës shërbimet zjarrfikëse përballen me nje volum te madh pune. Zjarret shkaktohen jo veten nga temperaturat e larta, por dhe nga faktorë te tjerë siç janë bombolat e gazit apo dhe shkëndijat elektrike.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *