Subscribe

Kur ende Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve është në proces njohje të kërkesave ankimore të depozituara, në numrin më të lartë nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim për përsëritje të zgjedhjeve në 10 qarqe të vendit, ekspertë ligjorë vlerësojnë se provat e paraqitura për vjedhje apo tjetërsim të vullnetit politik së pari duhet të provohen nga organet e drejtësisë e më pas të shqyrtohen nga KAS.

ERVIN KARAMUÇO

 

PEDAGOG FAKULTETI  I DREJTESISE, INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE

 

Këta thonë për blerje vote e grupe kriminale, sigurisht kanë referuar vepra penale të caktuara, por pa u provuar këto në gjykatës si mund t’i çosh në KQZ dhe më pas në Kolegj Zgjedhor. Ata do të thonë, të provohet që ka vërtetë një akuzë, të shpallen fajtorët, të shikohet se çfarë ndikimi në bazë të nenit 160 të Kodit Zgjedhor ka kjo te mandatet, sepse nëse provohet që t’i ke blerë 20 vota, në një diferencë mijëra vota që ka një qark, atëherë kjo s’ka ndikim.

 

Betejën e partive të opozitës për pavlefshmëri të zgjedhjeve e bën më shumë politike se ligjore, vetë përbërja e anëtarëve të KAS. Shumicën e te zgjedhurve politik e zotëron mazhoranca qeverisëse.

 

ERVIN KARAMUÇO

 

PEDAGOG FAKULTETI I DREJTESISE, INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE

 

KAS është i ndarë tre me dy, për këto lloj kërkesash për rinumërim, pavlefshmëri, kërkohet medoemos katër persona që të votojnë pro. Kështu që KAS del jashtë loje, do ta shikoni që KAS-i nuk do të vendosë asgjë dhe do t’ia lerë Kolegjit Zgjedhor, i cili do të marrë disa vendime, por në një kontekst ligjor të arsyeshëm se ku janë provat. Por kjo do të hajë shumë kohë, nga problemet që kemi ne me sistemin e drejtësisë, këto mund të mbërrijnë deri në zgjedhjet e ardhshme.

 

Duke parë si thelbësore mënyrën se si do të argumentohet paligjshmëria e votës së 25 Prillit për të shkuar në një reagim ligjor nga institucionet për përsëritje të pjesshme ose jo të zgjedhjeve, pedagogu i drejtësisë, Ervin Karamuço e sheh si një përpjekje të politikanëve për të ruajtur pozitat e tyre.

 

ERVIN KARAMUÇO

 

PEDAGOG FAKULTETI I DREJTESISE, INSTITUTI I STUDIMEVE POLITIKE

 

Një ambicie për të mos lënë karriget, për mos tu zhvendosur nga pozicionet që janë aktualisht.

 

21 janë dosjet që pritet të shqyrtohen nga KAS. Nga PD, te LSI dhe Lëvizja Vetëvendosja, kërkesat ankimore te të treja subjektet politike janë të njëjta, mosnjohja e rezultatit dhe përsëritja e zgjedhjeve në më të shumtën e qarqeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *