Subscribe

Besimtarët myslimanë ne te gjithe vendin kanë falur Namazin e Fitër Bajramit. Njerezit u janë drejtuar xhamive për te kryer ritet fetare ndersa kane percjelle urimet e rastit.


Xhamia e Parrucës në Shkodër ka pritur besimtarët. Përtej masave të marra per parandalimin e rrezikut nga koronavirusi edhe pse me të paktë në numër se vitet e tjera ata jane grumbulluar prane xhamive.


Edhe besimtarët në xhaminë Mbret në Elbasan kanë falur Namazin. Ndryshe nga vitet e tjera falja është bërë në ambientet e jashtme të xhamisë, vendim ky i marrë për shkak të pandemisë së COVID-19.


Xhamia e madhe në Durrës ka hapur dyert, por besimtareve u është kërkuar të respektojnë distancën mes njëri-tjetrit.


Edhe në xhaminë e Iliaz Bej Mirahorit në Korcë ata qe falen namazin e fiter bajramit ishin me te pakte ne numer krahasuar me vitet e tjere. Ata kanë zgjedhur të falen në ambientet e jashtme.


Fitër Bajrami, festa që kurorëzon muajin e madhërishëm të Ramazanit, erdhi në një moment dhe në nje situatë më të përmiresuar të masave parandaluese nga autoritetet.


Jo vetem falja e Namazit, por edhe muaji i Ramazanit privoi cdo besimtar në faljet e përbashkëta, iftaret apo edhe mbledhjet dhe festimet me te aferm per shkak te COVID-19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *