Besimtarët myslimanë shënuan këtë të premte festën e Fitër Bajramit.
Pas përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit mijëra bësimtarë mbushën sheshin “Skëndërbej” dhe xhamitë e kryeqytetit për faljen e Namazit.
Falja, e cila filloi në orën 6:30 minuta u drejtua nga kreu i Komunitëtit Mysliman të Shqipërisë.
Këtë Fitër Bajram, kreu i komunitetit zgjodhi të uronte me një masazh të fokusuar tek zhvillimet e fundit në botë, duke u shprehur së lutjet janë për të gjithë ata që vuajnë, fëmijët që rriten mes frikës dhe popujt që duan paqe e drejtësi.
Edhe këtë vit besimtarët që sakrifikuan në këtë muaj të agjërimit ishin të shumtë. Ndaj urimi i tyre për më shumë dashuri mes njëri-tjetrit shkoi për të gjithë shqiptarët.
Teologët po ashtu dhanë urimet e tyre në këtë ditë feste.
Fitër Bajrami shënon për myslimanët përmbylljen e agjërimit 30 ditor të muajit të Ramazanit.
Ajo është një nga dy festat më të mëdha të kalendarit islam. Pas faljes së Namazit herët në mëngjes, besimtarët vijojnë traditën me drekën familjare të Bajramit. Po ashtu këtë ditë zhvillohen vizita tek të afërmit, bëhen dhurata për fëmijët, e po ashtu ndahen edhe ndihma për njerëzit në nevojë.





