Subscribe

Pas një muaji agjërim mijëra besimtarë myslimane u mblodhën mëngjesin e së martës në sheshet kryesore të qyteteve për të falur namazin e bajramit te madh.

Falja e namazit të Bajramit nisi në orën 6 te mengjesit nen drejtimin e klerikeve kryesore

Në Tiranë besimtaret pushtuan sheshin Skenderbej.

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu nuk la jashtë vëmendjes edhe situatën aktuale qe po kalon vendi duke dhënë mesazhe për shmangien e konfliktualitetit.

 

BUJAR SPAHIU

KRYETAR I KMSH-së

 

“Zoti i madhëruar thotë: ‘Për Mua agjëruat në muajin e Ramazanit dhe sipas urdhrit tim falët namazin e Bajramit. Kthehuni tani në shtëpitë tuaja të pastruar nga gjynahet e falura’. Allahu ua pranoftë agjërimin, adhurimet dhe lutjet që kemi bërë gjatë këtij muaji të bekuar! Fiter Bajrami është ditë shprese, ditë gëzimi dhe solidarizimi. Bajrami është ftesa nga zemra në zemër, për të folur më shumë me njëri-tjetrin, për t’u dashur, për të sheshuar keqkuptimet, mosmarrëveshjet, mëritë dhe zënkat, për të falur e toleruar. Le të heshtim në vend të fjalës së keqe, e kur të flasim, të flasim bukur! Le të shërbejnë këto ditë feste për më shumë mirësi, vëllazëri, miqësi dhe dashuri, në të mirë të shoqërisë, kombit dhe gjithë njerëzimi”

 

 

Edhe ne Durrës, Korcë, Elbasan, Fushë –Krujë, Vlorë besimtaret moren pjesë në mëngjes në faljen e bajramit.

 

Në ceremoninë e zhvilluar ne sheshet e qyteteve imamët uruan veçanërisht ata qe agjëruan për një muaj ramazanin duke u lutur për begati pas kësaj sakrifice.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *