Nje vit me pare sheshi “Skenderbej” ishte i mbusjur me besimtaret myslimane. Por sot ai ka qene tersisht bosh pasi ne oret e para te mengjesit besimtaret myslimane e falen Namazin per te kurorezuar nje muaj te tere agjerimi pikerisht ne xhamite e kryeqytetit per shkak te pandemise nga COVID-19.
Ne oren 6 te mëngjesit, qindra besimtare iu derjtuan per here te pare gjate këtij 30 diteshi te shenjte, xhamive, per te bere faljen e madhe pas muajit te sakrifices.
Ndonse ishin bere paralajmërime, per te respektuar distancen, ne shume prej objekteve te kultit besimtaret kane qëndruar prane njeri tjetrit sikundër c’do vit.
Ndersa ne xhamine e Tabakeve perpara hyrjes iu neneshtruan dezinfektimit.
Cermonia qendrore e Fitër Bajramit, u mbajt ne xhamine e Kokonozit, ne Pazarin e Ri, ku faljen e drejtoi kreu i Komunitetit Myslyman te Shqiperise i cili uroi qe shqiptaret te mos vihen perballe sprovave te veshtira sic eshte pandemia qe po kalojme.
I pranishem ne faljen e Namazit ishte dhe Kryegjyshi Boteror i Bektashinjve baba Edmond Brahimaj.
Ndersa urimet e besimtareve shkuan per begati.
Per shkak te virusit faljet ne xhami, nje ritual qe i bashkon me shume agjeruesit u ndaluan pergjate gjithe muajit te Ramazanit.
Pas faljes se Namazit tradite per besimtaret eshte dreka e Bajramit ku ata mblidhen me te afërmit e tyre per te festuar, ndersa ndajne ndihma edhe per njerzit ne nevoje.