E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Besimtarët e krishterë kremtojnë Pashkët, ministri Hasani: Uroj paqe dhe qetësi në familjet tuaja!

Igli Hasani- Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka uruar sot gjithë besimtarët e krishterë në mbarë vendin që kremtojnë festën e Pashkës.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ministri uron që kjo festë të sjelltë paqe dhe qetësi.

“Krishti u ngjall! Gëzuar Pashkët të gjithë besimtarëve të krishterë. Uroj që kjo festë t’ju sjellë paqe dhe qetësi në familjet tuaja”, shkruan ministri Hasani.

Pashkët është festa më e madhe e kalendarit të krishterë që simbolizon ringjalljen e Jezus Krishtit.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë