BERZH derdhi kete te marte 50 milionë Euro të tjera nga huaja e saj me garanci sovrane për KESH, duke e cuar në 168 milionë Euro shumën e disbursuar deri tani për këtë infrastrukturë vitale në sektorin energjitik në Shqipëri.

Qëllimi i këtij programi afat-gjatë është ristrukturimi i bilancit të kompanisë energjitike shqiptare dhe rritja e  stabilitetit financiar në sektorit të energjisë vecanërisht në kushtet aktuale të krizës së Covid-19.

Fondet u disbursuan si rrjedhojë e progresit të bërë nga KESH dhe sektori i energjisë në Shqipëri për një sërë reformash të dakordusara paraprakisht me autoritetet (në koordinim me Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë dhe institucione të tjera financiare ndërkombëtare) sipas marrëveshjes së financimit.

Një tjetër shumë prej 50 milionë euro është e disponueshme për derdhje në vijim të progresit të vazhdueshëm të reformave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *