Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
01 September 2026
Vizion fokus

Trump: Aleatët e Gjirit u njoftuan para sulmeve amerikane...

Tension sërish mes policisë dhe protestuesve para Komisariatit nr....

Sulmi me dron në Gjermani, Rama: Akt agresioni rus,...

Përshkallëzohet situata e zjarreve në Ulëz, evakuohen dy familje...

Irani kundërpërgjigjet ndaj SHBA-së, nis sulme me raketa dhe...

“Nuk i ndahet shpirti nga Inter”, Ronaldo dhe Roberto...

Pas përplasjeve me policinë, protestuesit largohen nga Kryeministria, nisin...

Agjencia bërthamore e OKB-së: Mungesa e aksesit në objektet...

Mbreti i ri i La Ligës! Lamine Yamal fiton...

Përshkallëzohet situata mes protestuesve dhe policisë, shoqërohet një qytetar

BERZH: Frenoni emigracionin, trajtoni mirë njerëzit që përbëjnë fuqinë punëtore

29 Janar 15:59

Edhe për Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim një nga sfidat që duhet të  marrë vëmendjen e qeverisë është emigracioni. Gjatë prezantimit të raportit të tranzicionit, BERZH apeloi për më shumë investime në kapital njerëzor me qëllim që jo vetëm të frenohet emigracioni, por edhe të kthehen të larguarit.

“Emigracioni nuk është një sfidë vetëm për Shqipërinë, por edhe për vende të tjera të tilla si Bullgaria dhe Rumania. Mendoj se duhet të vazhdoni të trajnoni njerëzit që keni. Nëse keni njerëz që largohen në një kohë të shkurtër, ju duhet të investoni edhe më shumë për trajnimin dhe aftësitë e tyre. Më pas, duhet të krijoni edhe një mjedis të përshtatshëm që disa nga këta njerëz të kthehen, për të sjellë eksperiencën e tyre”,  shprehet Alexander Plekhanov, drejtor i BERZH për Impaktin në Tranzicion.

Në raport BERZH evidenton se një nga treguesit që nuk po përmirësohet është qeverisja e vendit, e cila në raport me 2022, gjatë vitit të shkuar ka pësuar rënie.

Ky tregues është i përkeqësuar edhe në vendet e tjera të rajonit, me përjashtim të Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.

“Gjatë vitit të kaluar ekonomitë rajonale kanë bërë përmirësime modeste në fushën e konkurrencës. Por në të njëjtën kohë, rezultatet për qeverisjen kanë rënë. Zhvillimet në fushën e qeverisjes kanë qenë të përziera, për shembull, pjesëmarrja në shërbimet elektronike është përmirësuar, por nga ana tjetër, treguesi që mat efektivitetin e gjykatave dhe luftën ndaj informalitetit ka rënë gradualisht”,  thotë BERZH.

Po ashtu, në raport evidentohet se kënaqësia e njerëzve për të jetuar në Shqipëri nuk ka ndryshuar që prej 2016, ndryshe nga vendet e Evropës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor që ky tregues është rritur, duke reflektuar përmirësimin e të ardhurave. /vizionplus.tv

Posted Under:
Aktualitet Ekonomi Sociale
Tagged:
BERZH Emigracioni fuqia punetore

Nga e njëjta kategori

Si të aplikoni për pensionin e pleqërisë, ndiqni udhëzimet

më shumë...

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë, sa do të arrijnë temperaturat

më shumë...

Hapet thirrja për trajnuesit e Programit “Pas Shkolle”, Kumbaro: Shtrihet në 408 shkolla në të gjithë vendin!

më shumë...

Zjarri del jashtë kontrollit në Ulëz, flakët i afrohen banesave, pritet evakuimi i banorëve të Madheshit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:02

Trump: Aleatët e Gjirit u njoftuan para...

11:01

Tension sërish mes policisë dhe protestuesve para...

10:16

Sulmi me dron në Gjermani, Rama: Akt...

10:13

Përshkallëzohet situata e zjarreve në Ulëz, evakuohen...

10:05

Irani kundërpërgjigjet ndaj SHBA-së, nis sulme me...

9:59

“Nuk i ndahet shpirti nga Inter”, Ronaldo...

9:45

Pas përplasjeve me policinë, protestuesit largohen nga...

9:15

Agjencia bërthamore e OKB-së: Mungesa e aksesit...

9:11

Mbreti i ri i La Ligës! Lamine...

8:51

Përshkallëzohet situata mes protestuesve dhe policisë, shoqërohet...

8:38

Tension mes policisë dhe protestuesve te Kryeministria,...

8:34

Situata e zjarreve në vend, 4 vatra...

8:27

Vonesa e ambulancës në Vaun e Dejës,...

8:23

“Do të mbetesh i përjetshëm”, Rodrigo De...

8:16

Tension para Kryeministrisë, protestuesit bllokojnë hyrjen e...

8:03

Si të aplikoni për pensionin e pleqërisë,...

7:50

SHBA godet objektiva të Iranit pranë Ngushticës...

7:17

Kërkohet heqja e vetos në BE, 11...

7:15

Rudiger i thotë lamtumirë kombëtares gjermane, mbrojtësi...

7:00

Aplikimet në Akademinë e Sigurisë, Lamallari firmos...

Më të klikuarat

  • Tragjedia në det pranë Qipros! Dëshmia tronditëse e një nëne...
  • “Dolën për kafe, u kthyen të vdekur”, protestë në Vaun e Dej...
  • “Më goditën me tavëll qelqi në kokë e fytyrë”, zbardhet dësh...
  • Aksident i rëndë në Greqi, humbin jetën 3 persona pas përpla...
  • Ndryshon drejtori i Policisë së Elbasanit, ja kush emërohet
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.