E diel, 15 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Berisha: Zaptuesi Alket Hyseni i shpëtoi një sherri për pronat në Sarandë

Ish kryeministri Sali Berisha akuzoi deputetin e PS, Alket Hyseni se është përfshirë së fundmi në një sherr me motive pronësie në Sarandë.

 

Duke shfrytëzuar profilin e tij në facebook Berisha shkruan se Hyseni ka qënë i përfshirë nëpërmjet njerëzve të tij të besuar në tentativën për të përvetësuar një prone të madhe tek Kanali i Çukës në Sarandë.

 

Reklamë

Por pronarët që sipas tij gëzojnë të drejten legjitime mbi këtë pronë, janë përleshur me ato që Berisha i quan “veglat qorre” të deputetit të PS. Ish kryeministri shkruan se Hyseni ka arritur të largohet me vrap nga ky sherr. Ai akuzon Alket Hysenin se është kthyer në Again e Sarandës me emerimet dhe levizjet ne administratë në këtë qytet.

https://www.facebook.com/SaliBerisha/posts/1284739988353572

Vazhdo të lexosh

Reklamë