Paraditen e sotme, ish kryeministri Sali Berisha ka pritur në zyrën e tij, kryetarët e grup seksioneve të Pukës

Berisha ka publikuar disa foto në faqen e tij në rrjetet sociale.

“Një takim i përzemërt me kryetarët e grup seksioneve të Pukës. Në takim morën pjesë Prel Gjoni, Demir Hyseni, Gjin Leka, Fadil Tafilaku, Alfred Thekna, Ditmir Pershpali, Klodian Cara, Gëzim Vata. Përshëndetje vellazërore të gjithë demokratëve dhe demokrateve të Pukës!”-shkruan Berisha.

Kujtojmë se Berisha ka vijuar edhe një tur takimesh në qytete të ndryshme të Shqipërisë, në kuadër të “Foltores” me demokratët, e cila ka si qëllim bashkimin e së djathtës dhe kthimin e PD-së në vlerat e saj demokratike.

Deri tani Berisha ka zhvilluar takime në Tiranë, në Fier, në Vlorë, në Durrës, në Shkodër, në Gjirokastër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *