Sekretari I përgjithshëm I PS, Taulant Balla shkruan në facebook se këtë të mërkurë është bërë publik një dokument mjaft kompromentues për familjen “Berisha”.
Balla I kërkon publikisht Sali Berishës të shpjegojë se si, sipas tij, i paska në pronësi kaq shumë hektarë tokë i biri i tij Shkelzen Berisha në gjithë rrethinat e Marqinetit e Gërdecit.
Sot Gjykata e Tiranës ka dhënë një vendim historik në lidhje me llogaritë e hapura që ka me drejtësinë familja e Sali Berishës, ndërsa po sot është bërë publik një dokument mjaft kompromentues për familjen shumë të pasur Berisha. Protestuesve, Sali Berisha duhet t’u shpjegojë këtë dokument.
Përpara se t’i urdhërojë të dhunojnë KZAZ e Bashkisë Vorë në Marqinet e Gërdec, Sali Berisha duhet të shpjegojë se si i paska në pronësi kaq shumë hektarë tokë i biri i tij në gjithë rrethinat e Marqinetit e Gërdecit, të cilat si kolateral janë garancia për 1.8 milionë Euro.
Kujtoj gjithashtu se dy vite më parë Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Raportin Përfundimtar të Komisionit Hetimor “Për të hetuar dhe verifikuar zbatimin e legjislacionit në fuqi dhe mbrojtjen e interesit të shtetit shqiptar gjatë procedurave të privatizimit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes dhe negocimi i marrëveshjes së shitjes së aksioneve, miratuar me ligjin nr.10116, datë 23.04.2009 “Për miratimin e kontratës së shitjes së 76% të aksioneve të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) sh.a” ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës së Republikës së Shqipërisë dhe CEZ a.s.-së, si dhe evidentimi i efekteve negative financiare, të shkaktuara nga ndjekja e zbatimit të kësaj marrëveshjeje” dhe po ashtu ka vendosur dërgimin e Raportit Përfundimtar në Prokurori për fillimin e çështjes penale në ngarkim të shtetasve si më poshtë:
Sali Ram Berisha, Ish-Kryeministër dhe deputet i Kuvendit të Shqipërisë, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Mashtrimi”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Refuzimi për të dëshmuar”, vepra penale të parashikuara nga nenet 248, 258, 143, 245/1 dhe 307 të Kodit Penal.
2. Nue (Nuel) Nik Kalaj për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për të dëshmuar”, “Mosparaqitja e dëshmitarit, ekspertit, apo përkthyesit”, vepra penale të parashikuara nga nenet 245/1, 287, 307 dhe 310 të Kodit Penal.
3. Shkëlzen Sali Berisha, për veprat penale “Refuzimi për të dëshmuar” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuara nga nenet 245/1 dhe 307 të Kodit Penal;
4. etjNga dokumentacioni zyrtar i administruar si provë, dëshmitë e dhëna, si dhe duke u bazuar në faktin që shtetasi Shkëlzen Sali Berisha nuk pranoi të dëshmonte para Komisioni Hetimor për lidhjet e tij me z. Nue (Nuel) Nik Kalaj, Komisioni Hetimor i ka kërkuar Prokurorisë hetimin e plotë, të pavarur e të gjithanshëm të lidhjeve të dyshimta ndërmjet Nue Kalaj me të birin e Sali Berishës.
Përveç kësaj, Prokuroria duhet të hetojë edhe burimin e të ardhurave të Shkëlzen Berishës, si dhe faktin nëse ai ka shlyer detyrimet tatimore për të ardhurat e përfituara nga veprimtaria e tij, si ndërmjetës gjatë periudhës që babai i tij ka qenë Kryeministër. Këto veprimtari që dyshohen të paligjshme, nuk mund të hetoheshin nga ky Komision për shkak të objektit të kufizuar të veprimtarisë të tij.
Megjithatë, gjatë veprimtarisë të tij, Komisioni ka hasur në disa kontrata ndërmjetësimi të lidhura në favor të Shkëlzen Berishës, si dhe disa deklarata për pagimin e detyrimeve tatimore në vite, të cilat kanë krijuar dyshimin e veprimeve jo të ligjshme. Për këtë arsye, Komisoni ia ka kaluar këto çështje t’i adresohen Prokurorisë për hetime të mëtejshme. Prokuroria duhet t’i hetojë. Sikurse ka përgjësinë të zbardhë dosjen OSSH-CEZ që mbart një dëm ekonomik 418 milionë Euro.
Në fund duke përdorur edhe doza ironie, Balla thotë se dy djemtë e Berishës, Shkelzeni dhe Lulzim Basha nëpërmjet urdhërimit të dhunës duan të pengojnë rrugën europiane të Shqipërisë për të penguar kështu edhe reformen në drejtësi, të cilës I tremben. Por Balla premton se dosjet e 28 viteve do të hapen.
Në përfundim është mjaft e qartë se pse Sali Berisha, bashkë me djemtë e tij Shkëlzen Berisha dhe Lulezim Basha, kanë zgjedhur rrugën e dhunës në përpjekjen e tyre për të penguar rrugën Europiane të Shqipërisë, që së shpejti vijon me hapjen e kapitujve të drejtësisë.
Shqipëria do t’i hapë kapitujt e drejtësisë në bisedimet për anëtarësim me BE, sikurse do të hapen edhe të gjitha dosjet e korrupsionit në këto 28 vite.






Edhe ju jeni te pa besueshem,si plaku komunist i vicidolit,ai po te funksionoje sado pake drejtesia plaku se bashku me 2 djemte e tije sic thoni ju sh balla duhet te jete ne burge.Po kure munde te funksionoje kjo drejtesi,mbas 10 apo 20 vitesh,eshte e vertete se jane larguar shume sheike te plakut nga e quajtura drejtesi,qe vec drejtesi ata skane dhene kurre.Te gjithe shqiptaret duan tu a marrin parate e pasurite qe kane plackite plaku me bandat e tije,i njejte me plakun eshte edhe lir floriri,po edvini vadhe i paster eshte ai,jo kurren e kurres,edhe edvin narkomani me oligarket e tije i njejte eshte me ortaket e larte permendur.Prandaj don Zoti shteti vihet ne binarte e tije,e fidhon te funksionoje me te gjtha istitucionet e tije perkatse.Puna e pare burgosja e pa meshirshme ndaje kriminelve,qe kane vjedhe,plackite e vrare.