Subscribe

Lideri i opozitës Sali Berisha ka shfrytëzuar një takim me studentë nga Hungaria për të diskutuar rreth rëndësisë që ka pluralizmi sidomos për vendet që kanë vuajtur nga regjimet komuniste si Shqipëria e Hungaria.

Berisha solli në vëmendje se diktatura në Shqipëri ka qenë më e ashpër se kudo tjetër

 

SALI BERISHA

 

“Ishte një vend me të paktën një diktaturë të trefishtë. Njëra ishte diktatura e shtypjes e klasave. Tjetra, e cila ishte më keq se kaq, ishte uria. Tirania e urisë. E treta ishte izolimi. Ishte një vend nën sundimin e një izolimi të tmerrshëm.”

 

Berisha u shpjegoi të rinjve se izolimi ishte arsyeja pse Shqipëria reagoi më vonë kundër diktaturës se vendet e tjera të bllokut komunist

 

“Ky izolim influencoi çdokënd disi në mënyra të ndryshme ne psikologji. Psikologjia e njerëzve të izoluar është shumë e veçantë. Jo vetëm ata që e pëlqejnë diktaturën, por edhe ata që nuk e pëlqejnë diktaturën, asnjë që do të pretendonte një izolim total, nuk influencon. Ai influencon shumë, është një lloj diktature në vetvete.”

 

Sipas Berishës për vendet si Shqipëria që kanë njohur diktaturën është jetike për të investuar tek edukimi i të rinjve që të kuptojnë rëndësinë që ka pluralizmi politik dhe sa lehtë mund të humbë ai.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *