Subscribe

Kreu i Partisë Demokratike, Sali berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim më kandidatët fituest të zgjedhjeve primare në selinë blu.

 

 

Gjatë takimit Berisha i ka quajtur kandidatët misionarë që kanë për detyrë t’ju rikthejnë bashkitë qytetarëve.

 

 

 

Më tej kryedemokrati uroi kandidatët dhe udhëzoi nisjen e punës për zgjedhjet e ardhshme lokale.

 

 

“Ju kaluat një garë, një betejë për të hyrë në luftë. Një luftë elektorale. Në një betejë elektorale, me qëllimin më madhor, për t’ia rikthyer bashkitë qytetarëve shqiptarë. Ne ua rikthyem anëtarëve dhe simpatizantëve të PD-së, përfaqësuesit e tyre dhe ja ku jeni. Ju jeni misionarë. Për të rikthyer bashkitë te qytetari.

Ju filloni garën si misionarë, që bashkitë të shndërrohen siç duhet të jenë, në shtëpitë e vërteta të qytetarëve. Ju nisni një betejë me misionin e madh, jo vetëm për largimin e barrës së rëndë që sekti i rilindjes ka hedhur mbi shpatullat e qytetarëve shqiptarë.”– tha Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *