E diel, 15 Nëntor 2026 Diagnozë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Berisha sulmon Rektorin e Universitetit të Tiranës: Ish-hetues i diktaturës, çfarë ndodhi me projektin e Kampusit

Gjatë bashkëbisedimit me pedagoget mbi sfidat e Arsimin e Lartë ish-kryeministri Sali Berisha, sulmoi rektorin e Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, të cilin e cilësoi një ish-hetues të regjimit komunist.

 

Ai tha se emërimi i Hoxhës në këtë detyrë është fyerje për botën akademike shqiptare. Berisha tha se projekti për Kampusin Universitar u zhduk, ndërsa shtoi se përfitues i këtij tenderi do të ishte Emiljano Shullazi.

 

“Sot 90% e pedagogëve nuk kanë akses në financimin e punimeve shkencore, por vetëm klientela e rektorit që është gjysmë polic dhe gjysmë rektor. Kështu është ai, një ish-hetues i diktaturës, nuk mund të jetë Rektor. Nuk plotëson asnjë kusht që të jetë rektor. Është fyerje e madhe për botën akademike shqiptare. Atë merre çoje në Akademinë e Policisë. apo në një zonë,. por jo rektor të universitetit kryesor të vendit. Nuk është çështje personale, por profesionale. U bë dhe parketi për korpusin, por a e dini se pse u sabotua? Se Shullazi do të ishte përfitues i tenderit. I doli kandidati për rektor dhe tha; të zhduka, i doli asaj zonjës. Ai mori dënimin që meritoi, por Kampusi u zhduk. Se çfarë është aty tani, çdo gjë tjetër është por jo Kampus.” tha Berisha.

Më shumë video

Reklamë