Subscribe

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka artikuluar akuza të forta ndaj drejtuesit të prokurorisë së posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, Altin Dumani, në lidhje me çështjen e inceneratorëve.

 

Sipas Berishës, deklarata e kreut të SPAK se nuk mund të ndërmerren veprime ndaj inceneratorit të Tiranës, është një deklaratë e papranueshme.

 

SALI BERISHA

 

ISH KRYEMINISTËR

 

“Zoti Dumani deklaroi se nuk dimë pronarët dhe na dalin të tjerë. Bankat nuk bëjnë kurrë transferta tek pronarë fals. Bankat verifikojnë para se të bëjnë transfertën, të gjithë përfituesit nga transferta. Ndaj është dhe ajo e famshmja: folloë the money. Por, në qoftë se Dumani dhe prokurorët e partisë ndjekin paret, atyre iu del Edi Rama, Erion Veliaj, Engjëll Agaçi, dhe këtë ata s’mund ta bëjnë..”

 

Sipas Berishës, buxheti i shtetit vazhdon të paguajë për inceneratorin e Tiranës edhe pse sipas opozitës shkeljet e ligjit janë të provuara.

 

“Unë iu them shqiptarëve, vetëm dje, Thesari i Shtetit i ka paguar hajdutëve mafizoë me në krye Erion Veliajn dhe Edi Ramën për Inceneratorin e Tiranës 600 milionë lekë pagesa.”

 

Berisha theksoi se i gjithë procesi i hartimit dhe zbatimit të kontratave për inceneratorët është në shkelje të ligjit, por SPAK-u nuk heton, pasi është nën kontrollin e mazhorancës.

 

“Me këtë deklaratë shqiptarët mësuan se nuk ka asnjë shpresë që të dalë e vërteta mbi vjedhjen monztruoze qeveritare të Edi Ramës, Engjëll Agaçit të Erion Veliajt, Arben Ahmetajt në aferën e djegësave.”

 

Të njëjtat akuza ndaj drejtuesit të SPAK, ish-kryeministri Berisha artikuloi edhe për çështjen McGonigal, për të cilën opozita ka kërkuar nisjen e një hetimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *