Subscribe

Ish kryeministri, Sali Berisha ka mbërritur pasditen e sotme në Burrel për të zhvilluar ‘Foltoren’ e radhës.

Ai është pritur me brohorima dhe entuziazëm, nga qindra demokratë të cilët janë mbledhur para Pallatit te Kultures.

Ndyrshe nga herët e tjera, sot “foltorja” ka nisur me një minutë heshtje në nder të viktimave të aksidentit tragjik në Bullgari.

 

“Do t’ju ftoja të mbanim 1 minutë heshtje për aksidentin e tmerrshëm që ka ndodhur sot në Bullgari”, u shpreh zëdhënësja e Berishës, Floriana Garo.

Edhe më herët, ish-kryeministri shprehu ngushëllimet për aksidentin tragjik ku humbën jetën 45 shqiptarë të Maqedonisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *