Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
10 June 2026
Vizion fokus

Bordi publikon çmimet e reja, ja me sa do...

Protesta të dhunshme në Irlandë, sulmi me thikë nga...

Shpërthim me lëndë plasëse në Balldre, shoqërohet një person

SHBA-ja sulmon rreth 20 objektiva në Iran, Teherani shënjestron...

Rama akuzon Iranin për protestat: Qeveria e Ajatallohëve të...

Humbi kontrollin e motorit dhe u përplas me barrierat...

148 vite nga Lidhja e Prizrenit, Begaj: Tempulli i...

Gjermania, Franca dhe shtetet e Beneluksit propozojnë të drejtë...

SHBA-të sulmojnë Iranin në përgjigje të rrëzimit të helikopterit...

Ish-gjyqtari Alaudin Malaj: Kam dhënë 9 vendime me vdekje,...

Berisha: Sot firmosim fundin e Ramës, molotovët në protestë i hedh policia jo Partia Demokratike

20 Shkurt 16:17

Pak orë para nisjes së protestës së opozitës, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u bëri apel të gjithë qytetarëve të bashkohen sot në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kundër kryeministrit Edi Rama.

Duke hequr paralele me 20 shkurtin e vitit 1991, kur qytetarët rrëzuan shtatoren e diktatorit komunist Enver Hoxha, Berisha ftoi qytetarët të bashkohen për të rrëzuar qeverinë e drejtuar nga kryeministri Edi Rama.

“Ftesa ime për mbarë shqiptarët, në një uragan të fuqishëm që Tirana nuk e ka parë nga viti 1991, të bashkohemi për të firmosur së bashku fundin e këtij regjimi dhe fitoren e të ardhmes sonë”, tha Berisha. 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, iu kundërpërgjigj edhe policisë, e cila sot sqaroi se nuk merr përsipër mbarëvajtjen e tubimit për shkak të molotovëve që janë përdorur në protestat e kaluara.

“Protesta është paqësore dhe ne e kemi platformë”, shtoi Berisha. 

Po a do të hidhen molotovë sot në protestën e Partisë Demokratike?

“Tani, këto që thoni ju, nuk i organizon PD. Pse shihni ju ato inskenimet e Ilirjan Prodës, që i përgatisin në zyrat e policisë dhe i japin si foto, nuk i ha kush ato. Në protestën e fundit ishte policia që hidhte mjete piroteknike kundër opozitës”, tha Berisha. 

Ndërkaq, kryetari i PD, Sali Berisha, shmangu komentet për pjesëmarrjen e kryeministrit Edi Rama në ceremoninë e Bordit të Paqes.

“Siç e panë të gjithë shqiptarët. E panë. Kaq mund të them. Nuk kishte. Atë mund të them. Ishte takim ndërkombëtar i Bordit të Paqes, Shqipëria në hallin e saj të madh nuk kishte me kë të përfaqësohej, pasi Harami është skllav i Edi Ramës, shkoi Edi Rama dhe ju e patë vetë”, tha ai. 

Protesta e opozitës sot në orën 18:00 shënon protestën e katërt kombëtare kundër kryeministrit Edi Rama./vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
Berisha PD

Nga e njëjta kategori

Bordi publikon çmimet e reja, ja me sa do shiten nafta dhe benzina

më shumë...

Godit me grusht drejtorin e Ministrisë së Mjedisit, shpallet në kërkim një person

më shumë...

Protesta të dhunshme në Irlandë, sulmi me thikë nga një sudanez nxjerr në rrugë qindra qytetarë. Sulmohen shtëpitë e emigrantëve

më shumë...

Shpërthim me lëndë plasëse në Balldre, shoqërohet një person

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

11:55

Bordi publikon çmimet e reja, ja me...

11:53

Godit me grusht drejtorin e Ministrisë së...

11:49

Protesta të dhunshme në Irlandë, sulmi me...

11:32

Shpërthim me lëndë plasëse në Balldre, shoqërohet...

11:08

SHBA-ja sulmon rreth 20 objektiva në Iran,...

11:04

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë,...

10:47

“Yacht Club Albania” në Marina Orikum, Bogdani:...

10:41

E rëndë në Gjirokastër, një 15-vjeçar pëson...

10:33

Rama akuzon Iranin për protestat: Qeveria e...

10:23

Humbi kontrollin e motorit dhe u përplas...

10:04

Zgjedhjet në Kosovë, Albin Kurti më i...

9:46

148 vite nga Lidhja e Prizrenit, Begaj:...

9:46

Gjermania, Franca dhe shtetet e Beneluksit propozojnë...

9:44

SHBA-të sulmojnë Iranin në përgjigje të rrëzimit...

8:51

Arrestohen trafikantët e armëve në Tiranë, 4...

8:39

Spanja e kërkonte për vrasje të mbetur...

8:36

I zhdukur prej 6 ditësh, mister fati...

8:26

Kushte të qëndrueshme, parashikimi i motit për...

8:09

“Financat kërkojnë pak më shumë kujdes”, parashikimi...

10:56

Ish-gjyqtari Alaudin Malaj: Kam dhënë 9 vendime...

Më të klikuarat

  • Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plagoset një person
  • Vendimi për trashëgimtarët e pronës në Zvërnec, Malaj: Kanë...
  • Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, arrestohet një i dyshuar...
  • I zhdukur prej 6 ditësh, mister fati i Eglant Koçit, gjenden...
  • Del teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, përjashtohet nga pro...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.