Subscribe

Ish-Kryeministri Sali Berisha shkoi rreth orës 13:20 të kësaj të premteje në seline blu, I shoqeruarf nga deputetet demokratë dhe anëtarë të tjerë të Komisionit të Rithemelimit.

 

Berisha qëndroi para dyerve të mbyllura të PD dhe komunikoi me gazetarët.

 

Ai akuzoi Lulzim Bashën se do ta mbylle karrieren i kyçur në bunker.

 

 

“Deputeti Basha si pakicë kërkon të dhunoje shumicen, nëpërmjet një akti marrëzie. Ai po e trajton shtëpinë e demokrateve sikur ta ketë prone personale. Një përpjekje kriminale për asgjësimin e pluralizimit politik në Shqipëri, për shndërrimin e pluralizimit në brava dhe dyer të blinduara, për të mbrojtur individe politik që nuk kanë asnjë moral njerëzor.”

 

Berisha I bëri thirrje të gjithë demokratëve që të shtunën të mblidhen para PD në një proteste kombëtare që sipas tij do të jetë historike.

 

“Ftoj demokratet të marrin pjesë ne një proteste paqësore, në një ngjarje madhe të një revolucioni paqësor. Garantoj të gjithë punonjësit e ndërteses se protestuesit nuk kanë asnjë hatermbetje me ta, të qëndrojnë të qetë. Problemi I vetëm që kanë protestuesit është hapja e dyerve të shtëpisë së tyre dhe clirimi I saj nga pengu i Ramës që është Lulzim Basha”.

 

Berisha shtoi se Basha e ka mbushur seline e PD me kriminele.

 

Prej disa ditësh shqiptarët po përjetojnë në mënyrë të pabesueshme zhvillime të denja si për romanet e Franc Kafkës, skenat e një njeriu i cili kalon nga skandali në skandal, nga aktet e turpshme në të tjera po kaq të turpshme, një njeriu që dëshmon se nuk i ka mbetur qoftë dhe një grimcë e integritetit moral dhe politik. A mundet kush të imagjinonte se një ish-lider i ri do të mbyllte karrierën e tij politike në vend të nënshtrimit të verdiktit të 44 mijë anëtarëve të partisë së tij në blindimin dhe shndërrimin në bunker të selisë së PD, bllokimin e saj, bllokimin e hyrjeve për deputetët e PD, mbushjen e kësaj selie me kriminelë që rëndojnë mbi shpatullat e tyre vrasje njerëzish, trafiqe kriminale, akte seriale, deri tek fanatizma dhe ekstremizma të dënueshme”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *