Subscribe

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se raporti i pergatitur nga ekspertet e PD me mbi 600 faqet që vërtetojnë vjedhjen e votës së 14 majit do t’i dërgohet të gjitha kancelarive dhe institucioneve ndërkombëtare.

 

Grupi i punës i ngarkuar për hartimin e raportit të procesit zgjedhor me në krye z.Bylykbashi, znj.Albana Vokshi, Ivi Kaso, Gent Strazimiri, Ervin Minarolli, dhe të tjerë mund të them se kanë bërë një punë jashtëzakonisht serioze.

Ata në mbi 600 faqe, dhe ky është raporti. Në mbi 600 faqe kanë dokumentuar me fakte, me dokumente të gjithë farsën zgjedhore të 14 majit. Ky ishte detyrim madhor i yni. Forca jonë politike i detyrohej çdo qytetari shqiptar që beson në zgjedhje të lira, çdo demokrati dhe demokrateje që investoi në këtë proces zgjedhor.

Ky raport i cili tashmë është dërguar dhe në institucione ndërkombëtare, do t’iu dorëzohet të gjitha kancelarive perëndimore, do t’i dorëzohet të gjitha mediave në Shqipëri dhe në botë, të gjitha institucioneve ndërkombëtare. Është raporti i dramës së një kombi që i kanë mohuar të drejtën e votimit, ose ia kanë shndërruar në fiktive të drejtën e votimit.

Është raporti që akuzon një shtet të inkriminuar nga baza, deri në keun e tij Edi Ramën, që asgjëson Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor për karrigen e tij. Është raporti që fakton se si Edi Rama, pasi shpalli kodin zgjedhor kinezëri, kushtetutën e procesit zgjedhor që në tërësinë e tij mishëron parimet më kryesore të Kushtetutës së vendit, të Kodit të Venecias, Kartës së Kopenhagenit për zgjedhjet e lira dhe dokumenteve të tjera ndërkombëtare.

Pasi i ra kryq dhe tha se ky është një kinezëri, ai u angazhua me përkushtimin më të madh në farsën më të shëmtuar zgjedhore në historinë e vendit, në procesin zgjedhor më të pabarabartë që Shqipëria kishte parë ndonjëherë nga viti 1990 deri më sot.

 

 

Berisha akuzoi Ramen se bleu votat. Sipas tij ai përdori zarfin me 50 mijë lekë për 683 mijë pensionistë

 

Edi Rama, siç e dini një armik i egër i opozitës dhe i lirisë urdhëroi bandat e tij në gjykata e KQZ të mos rregjistrojnë partinë kryesore opozitare të vendit, të mos rregjistrojnë kryetarin e zgjedhur me vullnet të lirë të koalicionit opozitar. T’i japë zero financime forcës kryesore politike opozitare dhe t’i japë mbi 1 milionë e 2 qind mijë euro veglës së tij Brava- Alibasha.

Në blerjen e votës ai mobilizioi buxhetin e shtetit, fondet e sigurimeve shoqërore, të të gjitha resurseve financiare në kundërshtim me ligjet duke dërguar zarfin me 50 mijë lekë për 683 mijë pensionistë dhe shpalli rritjen e rrogave për 184 mijë punonjës të administratës. Pra, duke prekur me para në kundërshti me çdo ligj, normë 867 mijë zgjedhës nga 1 milionë e 300 mijë që votuan gjithësej.

Edi Rama përdori të gjithë potencialin e shtetit mafioz, e bandave, krimit, i cili është omnipotent në çdo segment.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *