Subscribe

Tarifat e studimit në Shqipëri janë të njëjta sa ato në Britaninë e Madhe dhe Holandë, sipas kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha.

 

 

 Berisha tha se tarifat që vendosi qeveria për studimet, iu pamundëson familjeve të ndjekin me studime, më shumë se një fëmijë.

 

 

“Për ju u 2-3-fishuan tarifat dhe ju sot keni tarifa disa herë më të larta se sa një austriak në Austri familja e të cilit mund të marrë minimumi 7-10 herë më shumë se familja juaj. Ju paguani tarifa sot së paku 10 herë më shumë seç paguan gjermani në universitetet gjermane, ose sa paguan një shqiptar që shkon në universitetet gjermane. Tarifat që vendosi kjo qeveri për mijëra familje e bëjnë të pamundur të mbështesë fëmijën e dytë për në universitet. Pra, për të kufizuar dhe rënduar barrën për ata që ndjekin janë vendosur pengesa serioze. Janë dy vende me universitete të kushtueshme në Europë, Britania e Madhe dhe Holanda, por që të dyja, në proporcion me të ardhurat familjare, nuk janë më shtrenjtë se universitetet e Shqipërisë.”– tha kryedemokrati në takimin me studentët në Selinë e Partisë Demokratike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *