Subscribe

Ish-kryeministri Sali Berisha sulmoi shefin e qeverisë, Rama dhe draftin e propozuar nga ai për asociacionin e komunave me shumicë serbe, si një lëvizje që i shërben Serbisë dhe jo Kosovës.

Sipas Berishës, ky draft është hartuar në Beograd, duke akuzuar kryeministrin Rama se po ndërhyn në punët e brendshme të Kosovës.

 

 

Sali Berisha

“Natyrisht vetëkuptohet se teksti është shkruar në Beograd dhe pastaj rishkruar në Tiranë. Ky akt përbën një ndërhyrje flagrante në punët e brendshme të Kosovës në emër të Beogradit, përbën aktin më të shëmtuar në historinë e marrëdhënieve mes dy vendeve, përbën një akt që nxit dhe nuk qetëson konfliktin”

 

Sipas Berishës, asociacioni mund të ndërtohet në përputhje me kushtetutën e Kosovës.

 

“Asociacioni nuk mund të jetë kurrë jashtë prerogativave kushtetuese të Republikës së Kosovës. Çdo Asociacion që del jashtë kësaj kornize, është një rrezik i vërtetë madhor jo vetëm për Kosovën, por për paqen e stabilitetin në gadishullin e Ballkanit, një faktor jashtëzakonisht i rrezikshëm i serbomadhnisë apo i shtrirjes së shtetit serb.”

 

Nga ana tjetër, lideri i opozitës, Berisha, u bëri apel drejtuesve të shtetit kosovar të dëgjojnë apelin e faktorit ndërkombëtar.

 

“Në rast se zgjedhjet u bënë dhe ato prodhuan një produkt të votuar nga vetëm 3, 4 apo 5 përqind të etnisë joserbe, vetëkuptohet se ky nuk mund të pranohet si një produkt i suksesshëm. Ky është një dështim. Këto hapa gjykoj se janë përcaktuar drejt edhe nga autoritetet e Kosovës, edhe nga autoritetet ndërkombëtare, që kërkojnë zhvillimin e zgjedhjeve në një afat kohor sa më shpejt të mundshëm”

 

Sipas liderit të opozitës, Berisha, Kosova e ka detyrim bashkëpunimin me faktorin ndërkombëtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *