Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh gjatë një takimi me forumin e gruas, se politikat zyrtare të qeverisë janë ato të spastrimit etnik të vendit dhe kriminalizimit të shoqërisë.

Lideri demokrat tha se Rama do të dërgojë në Kuvend pas disa ditësh ligjin për legalizimin e kanabisit, nismë kjo e sponsorizuar nga George Soros dhe që ka për qëllim mbjelljen e krimit kudo.

“Nëse ne vështrojmë politikat zyrtare që ndjek Edi Rama ato janë nga politikat e spastrimit etnik të Shqipërisë, gjer te politikat e kriminalizimi të shoqërisë shqiptare. Këto ditë vjen në Parlament ligji për legalizimin e drogave, një droktrinë e propaganduar fort nga George Soros jo vetëm në media, por me nismë konkrete në OKB, një doktrinë që mbjell krim dhe vetëm krim.

Aspekti tjetër është, ju jeni dëshmitare se si proceset që dalin dëshmojnë se autorët kryesorë të krimeve janë në Parlament dhe qeveri, kurse ata që qëndrojnë në rrugë apo bodrume, janë ushtarët e tyre”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *