E premte, 2 Tetor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Berisha: Rama bëri grusht shteti, qëndrimi i opozitës do të jetë vetëm protesta

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama se po shkel Kushtetutën e vendit për të mbrojtur numrin 2 të qeverisë, Belinda Balluku. Në një konferencë me gazetarët, Berisha komentoi vendimin e grupit parlamentar socialist për të ndryshuar kuadrin ligjor në lidhje me pezullimin e një ministri, duke e cilësuar këtë lëvizje politike si grusht shteti.

“Shkelje flagrante dhe grusht shteti përbën. Elementë të grushtit të shtetit. Nuk dua t’i vë epitete unë atij, Ergys Agas e ka të mjaftueshëm”, tha Berisha.

Reklamë

Berisha theksoi se në këtë situatë rruga e vetme për opozitën është protesta, duke vënë në dukje se deputetët demokratë nuk do t’i bashkohen nismës për ndryshimin e kuadrit ligjor për këtë çështje.

 “Qëndrimi i opozitës, do të jetë, protestë, protestë dhe vetëm protestë. Revoltë, revoltë dhe vetëm revoltë dhe në mënyrë kategorike asnjë votë, për asnjë hap të kreut të organizatës kriminale dhe organizatës kriminale në mbrojtje të vjedhjes dhe krimeve të tyre. Asnjë votë nuk do të ketë”, tha Berisha.

Berisha komentoi edhe vizitën e kryeministrit në Bruksel, duke përsëritur se qëndrimi i mazhorancës në mbrojtje të zëvendëskryeministres Belinda Balluku do të bllokojë procesin e integrimit të vendit në BE.

“Ju e shihni, ai shkon në Bruksel me fustanin e Lubi Ballukut, në kuptimin që shkon si avokat i turpshëm i saj dhe të gjitha i ka për veten e tij. Në Bruksel, dhe në mbarë kryeqytetet, është kuptuar se çfarë përfaqëson, çfarë kalbësire përfaqëson Edi Rama”, tha Berisha.

Kryetari i PD-së ftoi qytetarët t’i bashkohen nesër protestës së opozitës kundër kryeministrit Edi Rama.

Më shumë video

Reklamë