Subscribe

Kreu i “Foltores”, Sali Berisha prezantoi këtë të mërkurë kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojnë” për Bashkinë Maliq, Alfred Gega.

 

Gjatë fjalës së tij, Berisha nuk kurseu akuzat ndaj qeverisë për të cilën tha se ka abuzuar me fondet e ndërtimit të rrugës Qafë Plloçë-Qukës.

 

 

“Para disa muajsh u bë bilanci. Çfarë tha kryetari i qarkut, në 8 vite në qarkun e Korçës në zonat rurale ishin ndërtuar gjithsej 57 km rrugë. Cfarë ndodh me rrugën tjetër, rrugën Qafë Plloçë-Qukës, që kishte synimin Korça me afër Tiranës.

 

Nëse tuneli i Pogradecit shkurtoi distancën Tiranë-Shqipëri juglindore me një orë, rruga Qafë Plloçë-Qukës, do ta shkurtonte me gjysmë morë.

 

Çfarë ka ndodhur sot? Ajo nuk e shkurtoni as 5 as 10 minuta.  Pse do thoni ju, sepse rrugën e hëngri korrupsion.

 

Në 2 segmentet e saj lotët dalin me 15-20 metra mospërputhje dhe detyrohen të zgjasin rrugën për të përputhur lotet. Kjo ishte si të vjedhim më shumë”, tha ai.

 

Sipas Berishës shkak i rrogave të ulëta është abuzimi dhe vjedhja e fondeve publike.

 

“Merrni ju rrugën Korçë-Kolonjë. Ka filluar në 2011 dhe akoma nuk ka përfunduar. Vidh dhe vetëm vidh në ndërtime. Ndaj rrogat nuk rriten. Për rrugën shpenzojmë 8 herë më shumë sesa shpenzohen në BE. Unë kisha denoncuar atë kryetarin e bashkisë së Tiranës, por kjo histori paska ardhur edhe këtu në Maliq, ky e paska me tren elektrik. Këta janë të paskrupullt, këta i konsiderojnë qytetarët si drunj që mund ti thuash çfarë të duash”, theksoi Berisha.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *