Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
11 September 2026
Vizion fokus

“Nuk ka nder më të madh se t’i shërbesh...

Rast tronditës në Evropë! Kuajt e garave të droguar...

Shiste cigare dhe fishekzjarrë kontrabandë, arrestohet pronari i një...

“Kam probleme me zemrën, më lironi”, gruaja e Maduros...

Rekord i frikshëm në Greqi, 324 raste me virusin...

Ngushtica e Hormuzit në fokus, ministrat e Jashtëm të...

Shqipëria firmos marrëveshje të reja me Gjermaninë, Karakaçi: Do...

“Nuk do të ngrihet Bordi i Transparencës për naftën”,...

“Kemi analizuar tregun”, ministrja Ibrahimaj tregon në cilat zona...

Klodiana Spahiu betohet te Presidenti Begaj si ministre e...

Berisha përkujton kryengritjen antikomuniste në Postribë: Sot 76 vite më pas Shqipëria është në rrezik

9 Shtator 10:47

Berisha mori pjesë këtë të premte në përkujtimin e  Kryengritjes së Postribës.

 

Sipas kryedemokratit, 76 vite me parë ajo ishte kryengritja e parë antikomuniste në Shqipëri dhe Europë, një kryengritje sipas tij  për liri dhe flamur kombëtar e atdhetarëve dhe patriotëve.

 

Është një nder i madh për mua t’u përshëndes përzemërsisht, të përulem me nderimin më të thellë, mirënjohjen më të pakufishme përpara luftëtarëve të lirisë të Postribës dhe Shkodrës, që 76 vjet më parë vendosën t’i përgjigjen me rezistencë të armatosur, me kryengritje, një pushtimi barbar që do instalohej në Shqipëri më 28 nëntor 1944.Ky pushtim për shqiptarët ishte i dyfishtë në ato vite. Ishte pushtim i vendosjes së diktaturës komuniste të Enver Hoxhës. Dhe unë u rikujtoj ju këtu, u rikujtoj shqiptarëve se vrasësi seria që komandoi hordhitë partizane në Shkodër dhe veri, Mehmet Shehu, do i shkruante Enver Hoxhës: se në kufirin ushtarak, Shkodrën e vendosëm nën pushtim. Ai thotë një të vërtetë të pamohueshme. Të tillë, pushtim e konsideruan qytetarët e Shkodrës, banorët e Postribës dhe veriut në tërësi.Krahas këtij pushtimi, Shkodra dhe Shqipëria ishin në një pushtim të dytë. At Zef Pëllumbi përshkruan 28 nëntorin me ndërrimin e simboleve. U hoq flamuri kombëtar dhe u vendos flamuri jugosllav. E vërteta është se në Shkodër u vendosën zyrat e shërbimit famëkeq jugosllav, që grabiste dhe zhdukte nacionalistët e Shkodrës dhe të veriut, i bindur se ata nuk do të pranonin pushtimin serb, barbar të Shqipërisë.Në këtë kontekst, kryengritja e Postribës, si kryengritja e parë antikomuniste në Shqipëri dhe Europë, ishte kryengritje për liri, ishte kryengritje për flamur kombëtar, kryengritje e atdhetarëve dhe patriotëve që donin një Shqipëri të lirë nga diktatura komuniste dhe padronët e tyre jugosllavë.Kanë kaluar 76 vite, sot ne nderojmë veprën heroike të burrave dhe grave të Postribës 76 vite më parë, shumë prej të cilëve, u ekzekutuan me gjyqe dhe pa gjyqe për fajin e vetëm se po luftonin për liri. Fshatra të tjera u dogjën, mbi 1 mijë banorë u internuan në kampet më të egra të regjimit.

 

Berisha tha se so-t 76 vite më pas, Postrina dhe Shqiperia janë në rrezik për shkak të keqqeverisjes.

 

Sot, pas 76 vitesh, Shqipëria është në një rrezik të madh sepse ajo përjeton vendosjen e monizmit, e pushtetit të një partie, të përqendruar në duart e një cubi që nuk ka moral, që nuk ka nder, që nuk ka asgjë, që vjedhe e plaçkit qytetarët shqiptarë çdo ditë. Ky është Edi Rama.Përdor çdo fatkeqësi ndaj tyre për t’i shtypur, për t’i shfrytëzuar, për t’i vjedhur më shumë. Çfarë bëri me kovidin? Nxori tanket, nga ana tjetër vidhte çdo ditë, ndaj edhe vdekshmëria e shqiptarëve shkoi në qiell.Çfarë po bën me këtë krizë? Të njëjtën gjë. Me rritjen e çmimeve fiton qindra milionë, qytetarët i mashtron me thërrime.Sot Postriba është sërish në rrezik, Shqipëria është në rrezik. Prandaj edhe ne duke u përkulur me nderimin më të madh për heroizmin e burrave të Postribës, le të zotohemi përpara këtij monumenti, se do mbrojmë idealet e tyre të lirisë dhe Shqipërinë do e shpëtojmë nga ky regjim armiqësor, hajdut, që po shkatërron çdo ditë qenien shqiptare.

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Antikomuniste Berisha Postribe proteste

Nga e njëjta kategori

“Nuk ka nder më të madh se t’i shërbesh vendit tënd”, pas largimit reagon Besfort Lamallari: Mirënjohje gjithmonë kryeministrit

më shumë...

Gjykata e Durrësit kërkesë për sigurim padie, kërkohet ngrirja e llogarive të Thesarit të Shtetit

më shumë...

Plagosja e tre të rinjve në Durrës, arrestohet pas më shumë se një muaji arrati autori 19-vjeçar

më shumë...

Shiste cigare dhe fishekzjarrë kontrabandë, arrestohet pronari i një dyqani në Durrës

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

1:03

“Nuk ka nder më të madh se...

12:55

Ndërpritet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës,...

12:47

Gjykata e Durrësit kërkesë për sigurim padie,...

12:40

Plagosja e tre të rinjve në Durrës,...

12:33

Rast tronditës në Evropë! Kuajt e garave...

12:14

Afërdita hyn në Akrep më 10 shtator,...

12:06

Shiste cigare dhe fishekzjarrë kontrabandë, arrestohet pronari...

11:59

Vrau 24-vjeçarin në derë të shtëpisë, lihet...

11:57

“Kam probleme me zemrën, më lironi”, gruaja...

11:44

Rekord i frikshëm në Greqi, 324 raste...

11:35

Ngushtica e Hormuzit në fokus, ministrat e...

11:08

Arrestohet pronari i një hoteli në Krujë,...

11:06

Shqipëria firmos marrëveshje të reja me Gjermaninë,...

11:00

“Nuk do të ngrihet Bordi i Transparencës...

10:53

“Kemi analizuar tregun”, ministrja Ibrahimaj tregon në...

10:32

Klodiana Spahiu betohet te Presidenti Begaj si...

10:30

Rama i besoi Ministrinë e Brendshme, Ervin...

10:25

“Do të kalojë në stolin tim bashkë...

10:16

I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet...

10:11

Mbrojtja: 40 vatra zjarri në 24 orë,...

Më të klikuarat

  • “Kredi me interes zero për shtëpitë nën 60 mijë euro...
  • Largohet nga detyra ministri i Brendshëm Besfort Lamallari
  • “Do të kalojë në stolin tim bashkë me mua”, Rama zyrtarizon...
  • Parashikimi i motit për ditën e premte
  • U kallëzua në SPAK, ministri i Financave publikon pagat: Ja...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.