E mërkurë, 18 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Berisha paralajmëron protesta: Në vjeshtë primaret për kryebashkiakët

Kryetari i PD,Sali Berisha paralajmeroi nisjen e protestave kunder qeverise duke nisur nga vjeshta, ndersa shtoi se e njejta periudhe do te perkoje edhe me periudhen e fillimit të primareve për kandidaturat e Pd per kryebashkiak.

 

 

“Unë në një takim që zhvillova me kryetarët e degëve, kërkova një veprimtari shumëplanëshe, sepse PD nuk mund të qëndrojë në një lloj veprimtarie. Koha e thërret atë të ketë një aktivitet shumëplanësh. Protestat janë dhe mbeten në rendin e ditës të kësaj partie. Kjo jashtë çdo lloj dyshimi.PD duhet të shfrytëzojë çdo lloj potenciali për objektivat e saj,” tha Berisha.

Reklamë

 

Sipas tij, vendi është në krizë, nga e cila po përfiton Edi Rama.

 

“Nuk janë çmime tregu këto, janë çmime të shushunjave të importuara nga koha e komunizmit, që asgjësojnë institucionet ligjore të ngarkuara për t’i dhënë përgjigje spekulimet. Kjo sepse Edi Rama me njerëzit e tij janë përfituesit kryesorë të rritjes së çmimeve,” tha Berisha.

 

 

Më shumë video

Reklamë