Berisha: Opozita i dha goditje të merituar familjes mafioze Xhafaj

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se largimi i Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit është një goditje që opozita ia doli t’i jap familjes mafioze Xhafaj.
Në një postim në “Facebook”, Berisha tha se Fatmir Xhafaj e ka vendin në burg së bashku me vëllain e tij pasi futi në polici të gjitha metodat e punës të mafies dhe të policisë hoxhiste për të Mbrojtur karrigen e tij.
“Edvini, kreu i meduzes, mafies shteterore me te rrezikshme te Europes, shiti Xhafen per te shpetuar Gjushin dhe lekuren e tij! Te dashur miq, pas nje beteje te furishme, opozita shqiptare ia doli ti jape nje goditje te merituar familjes mafioze Xhafaj, Agron/Geroni ne burg dhe aty e ka vendin Fatzi Xhafa, njeru qe futi ne polici te gjitha metodat e punes te mafies se policise sekrete hoxhiste per te mbrojtur lekuren dhe karrigen e tij.”
Sipas Berishës edhe pse në një aspekt opozita ia doli, shtylla kryesore e krimit vijon të mbetet kryeministri Edi Rama.
“Ne nje aspekt opozita ia doli. Por shtylla kryesore e botes se mafies, krimit te organizuar, korrupsionit, kreu i meduzes ne Shqiperi eshte Edvin Kristaq Rama, i cili ne nje moment kritik per veten e tij sakrifikoi Xhafen per Gjushin dhe vendosi ne krye te ministrise nje vasal te tij. Kakistokracia e Shqiperise eshte ne agoni. Asgje, asnje vasal as dhe paterice nuk shpeton Noriegen nga verdikti i afert i revoltes popullore. Sb”




