Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
06 September 2026
Vizion fokus

Spektakël në Londër! Arsenali mposht Chelsea-n

Presidenti Donald Trump befason me look-un e ri, fotoja...

“Non grata nuk erdhi nga SHBA”, Berisha: Diaspora të...

Pesë gola dhe spektakël! Barcelona marshon e pandalshme në...

Mitsotakis mesazh për Shqipërinë: Ka progres drejt BE-së, por...

Berisha nga New Jersey: Qëndroj sot në tokën që...

Bardheblutë në superformë, Tirana mposht Vorën me “poker” golash

Zjarri del jashtë kontrollit në fshatin Kropisht, flakët rrezikojnë...

Berisha me shqiptarët në SHBA: E konsideroj vizitën time...

Nga ceremonia te goli vendimtar, ditë speciale sot për...

Berisha njofton nisjen e mosbindjes civile dhe jep porosi: Studioni pikat më nevralgjike dhe merrni veprime bllokuese. Gjithçka justifikon rrëzimin e një diktature

29 Nëntor 19:47

Berisha lajmëroi gjatë mbledhjes me kreret e degeve të grupit të tij politik, nisjen e mobindjes civile.

 

Lideri i opozitës tha përpara bashkëpunetoreve të tij se në Shqipëri nuk mund të ketë më paqe gjer në përmbysjen e mobokracisë!

 

Berisha shtoi se opozitarët dhe qytetarët në cdo cep të vendit duhet të ngrihen me cdo mjet te mundshëm në mosbindje civile.

 

 

Rëndësi të jashtëzakonshme ka që këtij armiku, që shfaq ndaj nesh armiqësinë më të egër, t’i japim atë që meriton.Të organizojmë në çdo degë dhe kudo, aksione dhe veprime të mosbindjes civile ndër më të fuqishmet.Në Shqipëri nuk mund të ketë më paqe gjer në përmbysjen e mobokracisë dhe rivendosjen e të drejtave të shqiptarëve për të votuar të lirë.Askush nuk do na i zgjidhë ne këto probleme. Kishte një rëndësi të jashtëzakonshme jehona planetare e veprimit në parlament. Por përsëri ju garantoj se askush nuk do vijë të përballet me Edi Ramën për ne.Është vetëm guximi ynë, është vetëm sakrifica jonë, është vetëm vendimi ynë, ai që do t’i japë, të sigurtë, përgjigjen e merituar.Ai e ka kuptuar këtë. Ai e kuptoi se nuk ka më kontroll mbi opozitën.Ai e kuptoi se opozita është në këmbë dhe në sulm kundër saj. Ndaj dhe kaloi në akte të tjera antikushtetuese.Kështu që kjo mbledhje ka këtë mesazh. Kudo duhet të ngrihemi me të gjitha mundësitë tona, me të gjitha mjetet e mosbindjes civile. Regjimi duhet të bllokohet. Rivendosja e Kushtetutës, e pluralizmit, e të drejtës së shqiptarëve për të votuar të lirë, është misioni ynë, është misioni i të gjithë atyre ëq guxojnë.Dhe unë ju garantoj ju se pavarësisht se mund të duket një situatë e topitur, por janë të panumërt midis jush dhe mbarë Shqipërinë, guximtarët që presin të organizohen në aksione kundër qeverisë.

 

 

Më tej Berisha konkretizoi termin mobindje civile duke dhënë udhëzime konkrete për drejtuesit e degeve.

 

Beteja që bëhet në parlament, duhet të zhvillohet dhe mund të zhvillohet në çdo pikë nevralgjike të këtij regjimi, të këtij vendi.Qëndrimit të tij antikushtetues duhet t’i përgjigjemi me të gjitha mjetet e mosbindjes civile.Protestën e zakonshme do e kishte kënaqësi, se është sadist, por ne duhet të heqim dorë nga protestat e zakonshme.Protestat tona duhet ta bllokojnë regjimin. I cili nuk nguron të shfaqë të gjitha llojet e armiqësive.A do pranojmë ne të mashtrojmë shqiptarët? Jo. Unë e kuptoj se zgjedhjet që kaluan kishin një seri dobësish dhe të metash.Por këto nuk e justifikojnë kurrë që Bajrët, Pëllumb Gjokat, etj të votojnë votat tona.Dita e zgjedhjeve është për votim, nuk është për konflikt, nuk është për armë. Jo. Koha para tyre është për betejë, për betejë pa kthim.Dhe ne me Edi Ramën nuk kemi zgjedhje.Ndaj dhe duhet të bëjmë gjithçka për të angazhuar anëtarësinë tonë, mbështetësit tanë, të rinjtë në veprim pa kthim, në betejë pa kthim.U takon ju në rrethet ku jeni, në degët ku jeni, të studioni pikat më nevralgjike dhe të merrni veprimet dhe qëndrime bllokuese. Me asgjë nuk tërhiqemi ne.Gjithçka justifikon rrëzimi i një diktature. Kjo kërkon sakrifica, kjo kërkon guxim. Çdo mjet i mosbindjes civile është kushtetues, është legjitim ndaj një regjimi, ndaj një personi që ka uzurpuar të gjitha pushtetet.Në rast se ne vendosim të qëndrojmë siç po qëndrojmë në parlament, ju garantoj se kohërat ai i ka të shkurtra. Se nuk ka diktaturë bande, që mund t’i rezistojë revoltës së një populli.Por ama revolta duhet të jetë revoltë.Ndaj dhe ju ftoj ju, ftoj të gjithë drejtuesit e degëve, ftoj të gjithë anëtarët, simpatizantët tanë, të rivlerësojnë edhe njëherë situatën në të cilën ndodhemi. Cilido që e ndjen veten të lirë, i themi se liria e tij është kallp. Megjithatë, ta gëzojë po të dojë.Por ata që kanë bindjen politike se pluralizmi politik është jetik, është vendimtar për një komb, për një familje, për një shoqëri që të ecë përpara, duhet të bashkohet me ne. Duhet të bisedojmë, t’i ftojmë.Për ata, Edi Rama është po aq armik po kaq sa për ne. Ne po bëjmë një luftë për idealet tona, po bëjmë një luftë jo për PD-në, po bëjmë një luftë për Shqipërinë, për pluralizmin politik, për shoqërinë shqiptare.Ky do jetë edhe lajtmotivi i Kuvendit.

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Aksion Berisha mobindje civile PD

Nga e njëjta kategori

Mallakastër/ Vihet nën kontroll zjarri në fshatin Çërrilë

më shumë...

“Non grata nuk erdhi nga SHBA”, Berisha: Diaspora të bashkohet kundër Edi Ramës

më shumë...

Mitsotakis mesazh për Shqipërinë: Ka progres drejt BE-së, por duhet më shumë punë për mbrojtjen e minoritetit

më shumë...

Berisha nga New Jersey: Qëndroj sot në tokën që tentuan të më ndalonin

më shumë...

One thought on “Berisha njofton nisjen e mosbindjes civile dhe jep porosi: Studioni pikat më nevralgjike dhe merrni veprime bllokuese. Gjithçka justifikon rrëzimin e një diktature”

  1. Xhaxhi says:
    November 29, 2023 at 8:47 pm

    Kjo është demokracia jonë…!
    Çdo mjet i mundshëm , me gjithcka justifikohet …….
    Edhe njëherë, don të përsërisë ’97, kësaj here për interesat personale dhe familjare… Çuditem për ata të afërm rreth tij që i kanë mbetur besnikë deri tani; duket se të gjithë janë krijuar prej tij dhe pranë tij, ose nuk kanë ndonjë të ardhme politike pa Berishën. Në cdo vend quhen persona pjata lupisa…

    Viti ’97 për interesat e Millosheviqit dhe kësaj radhe, 2023 për interesat e Berishës… “Zgjohuni “demokratë” mendoni pak: çka ju verboi. Nuk rrezohen kundërshtarët në këtë mënyrë, po kujdesen me i krijuar ashtu si ju, ata që janë në pushtet…
    Me përmend vetëm ca raste jo në mënyrë jo kronologjike:

    Bjanko Çekun pas kthimit nga Amerika prej vizitës së pare…
    Djegia e pronave dhe shkatërrimi i çdo gjëje në Shqipëri, mvarësia e Kishës Ortodokse nen kishën e Grekëve, regjistrimi në organizatën islamike, qëndrimi i tij pas kaosit ekonomik të “Piramidave”, Gerdeci, vrasjet e kundërshtarëve gjatë viteve kur ishte në pushtet, krijimi i Bashës… me se miri tregojnë fitoret e demokratëve në zgjedhje…
    Me i rendit të gjitha nuk dëshiroi as me i kujtue!
    Duket sikur nuk është ngopur me gjak mjaft; therreni një kafshë dhe ngijeni gjak.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

8:46

Mos e bëni këtë gabim në kuzhinë!...

8:00

Mallakastër/ Vihet nën kontroll zjarri në fshatin...

7:49

Spektakël në Londër! Arsenali mposht Chelsea-n

7:42

Presidenti Donald Trump befason me look-un e...

7:20

“Non grata nuk erdhi nga SHBA”, Berisha:...

7:09

Pesë gola dhe spektakël! Barcelona marshon e...

6:52

Mitsotakis mesazh për Shqipërinë: Ka progres drejt...

6:47

Berisha nga New Jersey: Qëndroj sot në...

6:39

Bardheblutë në superformë, Tirana mposht Vorën me...

6:37

Zjarri del jashtë kontrollit në fshatin Kropisht,...

6:13

Berisha me shqiptarët në SHBA: E konsideroj...

6:03

Nga ceremonia te goli vendimtar, ditë speciale...

5:40

“Lufta me Iranin mund të kthehet në...

5:30

Juventus-Milan, sfida që premton spektakël! Ja çfarë...

5:25

Shpërthen vullkani në Indonezi, 6 aeroporte pezullojnë...

5:04

Messi shkruan historinë në MLS, një rekord...

5:01

Fier/ Katër vatra zjarri në pyllin e...

4:46

Gianni Infantino kërkon edhe 4 vite të...

4:27

Mrekulli në Nepal, 64-vjeçarja gjendet gjallë pas...

4:05

Sulmohet spitali në Libanin jugor, Izraeli: Ishte...

Më të klikuarat

  • Greqia paketë të re masash: 400 euro për pensionistët, 500 e...
  • “Do ju vras”, 22-vjeçari shqiptar plagos rëndë m...
  • Shkollat, hapur edhe pas mësimit! Nxënësit në 408 institucio...
  • Pas monedhës 1 dollar, fytyra e Trump stampohet edhe në pasa...
  • Shqiptarët shkojnë për të blerë naftë dhe ushqime në Greqi...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.