Subscribe

Ka nisur takimi i ish kryeministrit Sali Berisha me grate dhe vajzat demokrate.

Takimi po mbahet në ambientet e hotel Rognerit ku Berisha u prit me entuziazëm. Krah Berishës janë bashkëshortja e tij, dhe deputetja Albana Vokshi.

 

Në Foltoren e Lidhjes Demokratike të Gruas,  Berisha shprehu mirënjohjen e tij të thellë ndaj mbështetjes së vajzave e grave. Ai theksoi se kjo mbështetje është një inkurajim i jashtëzakoshëm dhe një garanci për një udhëtim të suksesshëm përpara.

 

“Përulem para jush me nderimin më të madh, para anëtareve të LDG dhe të PD-së. Mirënjohja ime është e pakufijshme ndaj jush sepse me përfaqësuesen tuaj të zgjedhur, Vokshin, ju ishit ato që mbështetët lëvizjen për një PD më të bashkuar, më të fortë, më të hapur, mbështetët Foltoren që në ditën e parë të ideimit të saj”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *