Subscribe

Ish kryeministri Sali Berisha po zhvillon sot “Foltoren” me demokratët e Vaut të Dejës.

 

Berisha u ndal tek Primaret që po mbahen sot, teksa theksoi se në 6 bashki, anëtarët e PD votojnë dhe zgjedhin me votën e tyre  kandidatin për kryetar Bashkie.

 

Ish kryeministri theksoi se në do të marrë fund praktika korruptive dhe autoritare e emërimeve nga lart me zarfa dhe pako me euro.

 

“Katër muaj më parë ne premtuam këtë praktikë, u zotuam para jush për votën e lirë. Sot ajo po ushtrohet nga mijëra e mijëra demokratë. Primaret janë metoda më demokratike e zgjedhjes së përfaqësuesve tuaj. Ju jap fjalën se ju me votën tuaj do të zgjidhni jo vetëm kryetarët e bashkive, këshilltaret e tyre, deputetët tuaj dhe do të zzgjidhni në një të ardhme të afërt kryeministrin tuaj. Merr fund praktika korruptive dhe autoritare, merr fund taktika e emërimeve nga lart e zarfeve dhe pakove me euro për të fituar emërimin. Emerimi do të jetë atribut i vullnetit tuaj të lirë për çdo zyrat që ju përfaqëon ju”, u shpreh Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *