Subscribe

Ish-kryeministri Sali Berisha e nisi fjalën e tij para mbështetësve demokratë me 1 minutë heshtje për legjendën e futbollit shkodran, Ramazan Rragami, i cili u nda nga jeta të shtunën.

 

Më pas, ish-lideri historik i të djathtës ndau emocionet që përjeton sa herë viziton qytetin e Shkodrës.

 

“Dua të ndaj me ju një të vërtetë. Që nga fëmijëria ime, që nga mosha 14-vjeçare e deri sot unë udhëtimin drejt Shkodrës e kam udhëtimin më emocional, e kam udhëtimin më frymëzues sepse Shkodra dhe shkodranët mbi të gjitha janë frymëzim. Në trojet shqiptare nuk ka një kështjellë të dytë, si Rozafa. Ajo kishte gjeneralë dhe stratedë, por kryeprijës kishte qytetarin e Shkodrës të vendosur për të luftuar për lirinë. Shkodra ishte dhe mbetet bastion i atdhetarisë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *