Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
18 August 2026
Vizion fokus

Aksident tragjik, humbin jetën pesë adoleshentë

Hamasi i kërkon Trump të bëjë presion mbi Izraelin

Huthit sulmojnë një anije në Detin e Kuq

Zjarr i madh përfshin një park kombëtar në Sllovaki

“Skafi mori flakë menjëherë”, i plagosuri rrëfen momentet e...

Përfundon dita e 79 e protestës, nis marshimi në...

Vlorë/ Shpërthen motori i skafit gjatë riparimit, 4 të...

Vijon të mbetet e rënduar situata në pyjet e...

Zjarret në Shqipëri/ Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra aktive,...

Tragjedi në brigjet e Libisë, 7 emigrantë humbin jetën...

Berisha me fermerët në Dimal: Subvencionet do të rriten nga 32 në 230 milionë euro, ulim çmimin e naftës dhe rrisim pensionet

2 Maj 12:01

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ditën e sotme ka zhvilluar një  bashkëbisedim me fermerët në Dimal, Berat.

Berisha prezantoi programin e opozitës për bujqësinë dhe tha se ky program ka si qëllim kryesor suksesin dhe rritjen e mirëqenies të fermerëve shqiptarë.

Berisha: U garantoj se do bëjmë gjithçka që ky mund, kjo djersë dhe këto sakrifica të japin më shumë për ju, për familjet tuaja dhe për vendin. Ky është qëllimi i programit tonë. Ne konsiderojmë diskriminimin që u bë juve këto 12 vite, një diskriminim të pafalshëm. Fermerë, mjafton t’u them një shifër unë këtu, në qoftë se fermeri në Maqedoni, Kosovë, Mal të Zi dhe Serbi, merr sot 5 herë më shumë se ju subvencione, ky është një diskriminim dhe ndëshkim për ju.

Berisha premtoi rritje të subvencioneve për fermerët. Ai tha se fermerët në Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Mal të Zi dhe Serbi marrin deri në pesë herë më shumë subvencione, duke e bërë të pamundur konkurrencën për fermerët vendas. Berisha premtoi një ndryshim të madh nëse vjen në pushtet, duke u zotuar për rritje të ndjeshme të fondit të subvencioneve nga 32 në 230 milionë euro, me qëllim mbështetjen e drejtpërdrejtë të çdo fidani të mbjellë apo bagëtie të mbajtur nga fermerët shqiptarë.

Berisha: Në 380 mijë fermerë që japin 19 përqind të Prodhimit të Brendshëm të vendit, që punësojnë rreth 500 mijë shqiptarë, buxheti i shtetit, miq të dashur, ka lënë këtë vit për fermerin, pa llogaritur ato të administratës që marrin rroga, 32 milionë euro. Në një kohë kur Maqedonia e ka 220 milionë euro, Kosova e ka 4-5 herë më të madh se ne. Serbia 7-8 herë më të lartë. Çfarë do bëjmë ne? Ne do u kthejmë paratë, se paratë i marrim nga ju. Ne nga 32 do kalojmë në 230 milionë me të cilat do subvencionojmë çdo fidan që do mbillni, çdo kokë bagëti që do mbani, çdo njësi prodhimi. Ky do jetë zotimi solemn i yni për ju.

Gjithashtu premtoi rritje të pensiovene brenda 100 ditëve të para të qeverisjes.

Berisha: Pensionet në fshat, 100 ditët e para, fshati shqiptar nuk do ketë pension nën 200 euro. Pavarësisht çfarë pensioni është, i plotë apo i pjesshëm, ai nuk do mund të jetë më nën 200 euro.

Më tej, lideri i PD premtoi ulje të çmimit të naftës.

Berisha: Nafta, për të gjithë popullatën së pari do ulet çmimi për të gjithë, sepse sot qeveria për litër nafte merr 1.1 euro. Nuk ka qeveri në botë që merr kaq shumë për naftën sa ç’merr qeveria e Edi Ramës. Ne do vendosim atë barrë fiskale si Kosova dhe Maqedonia. Prandaj ata e kanë naftën 40-50 përqind më lirë se Shqipëria. Nafta fermerëve do u shitet me koston e saj./vizionplus.tv 

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
Berisha dimal fermeret

Nga e njëjta kategori

Kuksiani vret me thikë 20-vjeçarin francez në Ksamil, i riu gjendet i pajetë në një shezlong

më shumë...

Aksident tragjik, humbin jetën pesë adoleshentë

më shumë...

Huthit sulmojnë një anije në Detin e Kuq

më shumë...

Zjarr i madh përfshin një park kombëtar në Sllovaki

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

8:18

Kuksiani vret me thikë 20-vjeçarin francez në...

10:49

Aksident tragjik, humbin jetën pesë adoleshentë

10:47

Hamasi i kërkon Trump të bëjë presion...

10:31

Huthit sulmojnë një anije në Detin e...

10:29

Krem apo sprej kundër diellit? Ja cili...

10:16

Zjarr i madh përfshin një park kombëtar...

10:04

“Skafi mori flakë menjëherë”, i plagosuri rrëfen...

9:42

Përfundon dita e 79 e protestës, nis...

9:08

Si të dallojmë dikë që gënjen

9:02

Vlorë/ Shpërthen motori i skafit gjatë riparimit,...

8:47

Vijon të mbetet e rënduar situata në...

8:34

Zjarret në Shqipëri/ Ministria e Mbrojtjes: 7...

7:52

Tragjedi në brigjet e Libisë, 7 emigrantë...

7:47

Dita e 79-të e protestës, qytetarët marshojnë...

7:34

Sulm me armë, vriten 3 persona, mes...

7:26

Ushqimet që lehtësojnë fryrjen dhe qetësojnë tretjen

7:15

Irani kërcënon SHBA-në: Do të marrim vendime...

7:09

“Fluturoi helika më pas shpërtheu në flakë”,...

6:40

Fluks i lartë qytetarësh në pikën kufitare...

6:32

Aksident tragjik në Greqi, rrëzohet helikopteri gjatë...

Më të klikuarat

  • 42-vjeçari shqiptar i rrahu për vdekje nënën, mesazhi rrëqet...
  • Pas dorëheqjes së Arben Carës, Lamallari prezanton drejtorin...
  • Po udhëtonte nga Tirana drejt Bolonjës, shqiptari humb jetën...
  • Sulm me armë, vriten 3 persona, mes tyre një grua shtatzënë
  • Berisha: Ylli Zalla nuk u arrestua nga policia, por u vetëdo...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.