Ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet në qytetin e Kukësit ku po zhvillon takimin e radhës me demokratët e këtij qyteti, në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 22 majit.

 

Në fjalën e tij tha se PD është detyruar të kalojë përmes një procesi të vështirë, por është drejt Rithemelimit të bazuar në votën e lirë të demokratëve.

Mes të tjerash, Berisha tha se kemi një qeveri që është shumë më e afërt me qeverinë e Beogradit se sa me atë të Kosovës, ndërsa nenvizoi se
Rama nuk lë fjalë të mirë pa thënë për të që të nxjerrë të keq Albin Kurtin.

“Mafia e Geogre Soros kërkon që t’i emërojë kryetarin e saj Partisë Demokratike, ta shndërrojë në një shoqe besnike të qeverisë. Ne ecëm pandalim dhe sot finalizojmë në shpejti procesin e Rithemelimit të PD-së të bazuar në votën tuaj të lirë, në vullnetin tuaj të lirë, të bazuar në ato vlera kombëtare për të cilat shqiptarët kanë djersitur, kanë punuar, kanë ëndërruar dhe sakrifikuar më shumë se kombet e tjera. Ku jemi sot ne? a nuk kemi një qeveri që është shumë më e afërt me qeverinë e Beogradit se sa me atë të Kosovës. A nuk kemi ne një qeveri e cila rrethon Kosovën me konfliktualitet dhe armiqësi? A nuk kemi një qeveri e cila në mënyrën më të paimagjinueshme i bën tualet Aleksandër Vuçiç. Në çdo tryezë që shkon Rama, kur hap çështjen e Ballkanit të Hapur që nuk ja përkrah askush në Evropë, aty del Vuçiç. Rama nuk lë fjalë të mirë pa thënë për të që të nxjerrë të keq Albin Kurtin”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *