Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
04 September 2026
Vizion fokus

Vance: Të gjitha opsionet janë në tavolinë kundër Iranit

Përplasja mes biznesmenëve, tension dhe kërcënime, pamje nga brenda...

Pekini kërkon heqjen e sanksioneve amerikane ndaj kompanive kineze

Çfarë ndodhi në Radhimë? Momenti kur persona të armatosur...

Dita e 96 e protestës, qytetarët vijojnë marshimin në...

Dorëhiqet ministri estonez pas skandalit me municionet për Ukrainën

U emërua në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, reagon...

Netanyahu: Përmbysja e regjimit në Iran është e arritshme

New York ndalon përdorimin e inteligjencës artificiale në shkollat...

Paralajmërimi i frikshëm i Organizatës Botërore të Meteorologjisë: “El...

Berisha mbledh Kryesinë pas heqjes së imunitetit: Kanë frikë të përballeshin me opozitën

21 Dhjetor 20:30

Ish-kryeminsitri Sali Berisha mblodhi kryesinë e “Rithemelimit”, mbrëmjen e së enjtes, pasi më herët Kuvendi i Shqipërisë me 75 vota pro votoi pro heqjes së imunitetit të tij.

Gjatë fjalës së tij ish-kreu i qeverisë theksoi se heqja e imunitetit të tij është urdhër politik i dhënë nga Edi Rama.

Sipas tij mazhoranca nuk kishte zsnjë zgjidhje tjetër për përballen me opozitën, prandaj të urdhëruar votuan për heqjen e imunitetit.

“Kjo mbledhje kryesie thirret në momentet më të jashtëzakonshme në historinë e forcës tonë politike, momente kur regjimi i bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve, pasi e demaskuam dhe e demaskojmë çdo ditë për lidhjet e tij me krimin, për dhunimin në parlament dhe kudo të të drejtave të opozitës dhe të drejtave të qytetarëve shqiptarë, për vjedhjet e mëdha, shkretimin e Shqipërisë nga qytetarët shqiptarë, mendoi se zgjidhja e këtij demaskimi është arrestimi i kryetarit të PD, me të cilin Edi Rama dhe kushdo tjetër, e ka të qartë se nuk mundet kurrë të bëjë pazare. Dhe me të cilin, ai nuk përballon dot betejën.

E vërteta është se ne si opozitë, jo për dëshirën tonë, por për ndërhyrjet dhe përpjekjet për të lënë Shqipërinë pa opozitë faktikisht, kaluam një periudhë shumë të vështirë, por përsëri me gjithë vështirësitë e mëdha, me gjithë forcën e madhe të korrupsionit transnacional, korrupsion i cili u përdor për shkatërrimin e opozitës shqiptare, kjo nuk ndodhi dhe opozita erdhi duke u fuqizuar gjithnjë e më shumë.

Opozita erdhi duke u bërë zëdhënëse e vërtetë e interesave të shqiptarëve, duke u bërë zëdhënëse e vlerave që duhet të ketë një shoqëri e lirë. Vlera që besojmë, vlera që ne kemi në program, vlera me të cilat ne e morëm Shqipërinë nga honet e mjerimit dhe e nxorëm në një vend të respektuar, anëtar i NATO-s dhe institucioneve të tjera evropiane. Ne nuk lëvizim nga parimet tona, nga programi ynë, nuk lëvizim nga orientimi ynë euroatlantik.

Nuk ngatërrojmë dhe nuk konfondojmë akte të shkëputura nga vlerat universale të partnerëve tanë euroatlantikë të qytetërimit perëndimor.

Lidhja jonë me këto vlera është genuine në kuptimin që e gjithë doktrina moderne e identitetit tonë kombëtar është e ndërtuar mbi këto vlera dhe ajo garanton vokacionin perëndimor të PD dhe kombit shqiptar.

Natyrisht, reagimi i Edi Ramës dëshmon tmerrin që ai ka nga opozita e vërtetë. Edi Rama është në llojin e tij një hajdut dhe diktator. Në tërësi është vështirë të ndash hajdutin nga diktatori dhe hajdutin nga diktatori sepse diktatorit i duken të gjitha pronë e tij dhe ndjehet i lirë të vjedhë, të shpërdorojë dhe të abuzojë mbi pasuritë e shqiptarëve.

Por problemi më themelor është sepse ai ka arritur të konfiskojë votën e lirë të shqiptarëve dhe pikërisht me këtë mekanizëm ka vrarë pasivisht shpresën te qytetarët shqiptarë”, tha Berisha.

Posted Under:
Anash Politike
Tagged:
Berisha Imuniteti Kryesia Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Vance: Të gjitha opsionet janë në tavolinë kundër Iranit

më shumë...

Pekini kërkon heqjen e sanksioneve amerikane ndaj kompanive kineze

më shumë...

Dita e 96 e protestës, qytetarët vijojnë marshimin në rrugë

më shumë...

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 8 vatra aktive, situata më problematike në Lezhë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:52

Vance: Të gjitha opsionet janë në tavolinë...

10:51

Pse fëmijët duhet të mësojnë të lexojnë...

10:22

Përplasja mes biznesmenëve, tension dhe kërcënime, pamje...

10:16

Pekini kërkon heqjen e sanksioneve amerikane ndaj...

10:04

Çfarë ndodhi në Radhimë? Momenti kur persona...

9:30

Dita e 96 e protestës, qytetarët vijojnë...

9:29

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 8...

9:11

Dorëhiqet ministri estonez pas skandalit me municionet...

9:09

U emërua në krye të Ministrisë së...

8:45

Netanyahu: Përmbysja e regjimit në Iran është...

8:09

New York ndalon përdorimin e inteligjencës artificiale...

7:51

Paralajmërimi i frikshëm i Organizatës Botërore të...

7:44

Përplasja mes biznesmenëve në Vlorë, policia: U...

7:32

Zjarri në Kalivaç të Lezhës, 26 banesa...

7:26

Akuzat për mbylljen e profileve që pasqyrojnë...

7:24

4 gola në 3 ndeshje, Mbappe shpallet...

6:54

BE vendos taksë të re për produktet...

6:49

Të gjithë zgjedhin vajin e ullirit, por...

6:45

Zjarr i madh në portin e Shëngjinit,...

6:41

Nga akademia te ekipi i parë? Spalletti...

Më të klikuarat

  • Vijon saga e hakmarrjes në Mirditë! Vritet Viktor Bardhi, vë...
  • Persona të armatosur e kërcënuan dhe gjobitën 5 mln euro, ku...
  • Kuçovë/ Shoqëruan me forcë një person, Hita pezullon nga det...
  • E trishtë! Humb jetën në aksident tragjik Laurent Krasniqi
  • E rëndë/ 29-vjeçari rreh për vdekje nënën e tij, sulmi zgjat...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.