E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Berisha ka humbur etikën e komunikimit”/ PD: Shoqëria shqiptare të ndahet nga politika e vjetër

Pas replikës së ish-kryeministrit Sali Berishës me Lulzim Bashën, ka reaguar edhe Partia Demokratike.

 

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, PD thotë se fyerjet dhe shpifjet ndaj zëdhënëses së PD janë dëshmi e qartë e mungesës së argumentave dhe etikës së komunikimit të ish-kryeministrit.

 

Reklamë

Sipas selisë blu, demokratët e kanë bërë zgjedhjen e tyre, dhe ata zgjedhin të ardhmen.

 

“Fyerjet dhe shpifjet ndaj zëdhënëses së PD janë dëshmi e qartë e mungesës se argumentave dhe etikës së komunikimit të Sali Berishës. Mënyrë komunikimi që e shfaqin shpesh dhe një pjesë e pakicës që e mbështesin. Shoqëria shqiptare duhet të ndahet përfundimisht nga politika e vjetër, nga gjuha e urrejtjes dhe e linçimit. Demokratët e kanë bërë zgjedhjen e tyre, ata zgjedhin të ardhmen!”

Vazhdo të lexosh

Reklamë